Në përfundim të praktikës mësimore të studentëve të programit “Kompozicion dhe Mësuesi”, Dirigjim dhe Mësuesi, “Pedagogji Muzikore”, Bachelor dhe Master, në ambientet e Bibliotekës Shkencore të Universitetit te Arteve, me dt 2 qershor, u zhvillua tryeza e rrumbullakët “Sfidat e mësuesve të rinj”.Nën drejtimin e pedagogëve Prof. As. Dr. Manjola Tërshana, Prof. As. Dr. Holta Sina dhe Dr. Eliona Lici, studentët Iliada Sheme, Kristina Zisi dhe Flutura Muratoviq referuan mbi përvojën e tyre gjatë zhvillimit të praktikës mësimore në lëndën e muzikës në disa nga shkollat 9 vjeçare dhe të mesme të qytetit të Tiranës.
Në tryezën e rrumbullakët nga studentët pjesëmarrës u hodhën ide të vlefshme për ta konsideruar lëndën e muzikës jo thjesht një lëndë të kurrikulës shkollore, por për t’i dhënë vendin që i takon si një kontributore e rëndësishme në formimin e qytetarëve të ardhshëm. Për të arritur këtë qëllim, sfidat janë të shumta. Studentët ngritën probleme te shumta që iu duhet dhënë zë dhe gjetur rrugët e zgjidhjes.
Universiteti i Arteve, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të qytetit të Tiranës, nëpërmjet zhvillimit të praktikave mësimore mundësojnë përgatitjen e mësuesve të rinj me një vizion të ri dhe profesional.



Burimi/Facebook/Universiteti i Arteve, Tirane


Leave a Reply