Nëse vërtet kemi ministra me shtetësi të dyfishtë apo lidhje të forta personale me Greqinë – në pozicione strategjike si Mbrojtja dhe Punët e Jashtme – atëherë s’është thjesht çështje biografike, por çështje e pastër sovraniteti.
Dhe kjo s’ka lidhje me racizëm apo nacionalizëm vulgar, por me interesin kombëtar. Pyetja shtrohet: Sa është niveli i sigurisë dhe kujt mund t’i shërbejnë ata kur marrin vendime në dikasteret e tyre? Këtë e kupton edhe një qytetar i thjeshtë në vendin tonë. Problemi që shtrohet duhet të ndahet mirë dhe të trajtohet me përgjegjësi nga institucionet ligjzbatuese dhe opinion shqiptar.
Atëherë:
Nuk ka asgjë të keqe që një zyrtar shqiptar të dijë greqisht, sepse ajo është gjuhë e shtetit fqinj, dhe kjo është e rëndësishme në diplomaci. Por nëse lidhjet e tij me Greqinë janë moralisht më të forta se me Shqipërinë, në formë shtetësie, prone, lojaliteti politik, ose ndikimi të drejtpërdrejtë, atëherë këtu kemi alarm të kuq për Sigurinë Kombëtare.
Rasti konkret:
Nëse Ministri i Mbrojtjes është me shtetësi greke apo ka detyrim për të shërbyer në një ushtri të huaj (nëse provohet), kjo krijon probleme serioze për Sigurinë Kombëtare.
Po kështu, nëse Igli Hasani del me përkatësi greke (në origjinë apo gjuhë), edhe ai bie në konflikt interesi kur përfaqëson Shqipërinë në marrëdhënie më fqinjin jugor për çështje të rëndësishme si në rastin e kufijve detarë, për çështje të minoritetit, Ligjit të Luftës me Greqinë, Çështjen Çame apo në marrëveshje të tjera të mbetura pezull me Greqinë.
Nenet 69 dhe 88 të Kushtetutës së Repubikës së Shqipërisë ndalojnë që persona me shtetësi të dyfishtë ose me besnikëri ndaj një shteti tjetër të mbajnë poste të larta në drejtimin e institucioneve të shtetit shqiptar. Pra, nëse ka shtetësi greke, kjo është shkelje e hapur ligjore. Nëse nuk ka, por ata veprojnë si të jenë të tillë, atëherë edhe kjo është shkelje morale e sovranitetit të vendit.
Nëse kjo që thuhet në mediat shqiptare dhe greke është e vërtetë dhe e dokumentuar, atëherë shqiptarët duhet të mendojnë se Shqipëria nuk ka më qeveri sovrane, por ka administratorë të një kolonie apo protektorati në Ballkan.
Kjo që parashtrojmë nuk është më “teori konspirative” kur ministra të Qeverisë Shqiptare na dalin me pasaporta të huaja dhe ndoshta kështu mund të veprojnë për interesa që nuk janë në dobi të shtetit shqiptar. Sipas të dhënave mediatike dhe deklaratave të personaliteteve shqiptare dhe greke, opinioni duhet të sqarohet sepse raste të tilla janë me fakte dhe emra konkretë.
Nëse vërtet kemi ministra me shtetësi të dyfishtë apo lidhje të forta personale me Greqinë me pozicione strategjike në Egzekutivin Shqiptar, si Ministria e Mbrojtjes apo Ministria e Integrimit Europian dhe Punëve të Jashtme, atëherë s’është thjesht çështje biografike, por çështje e pastër sovraniteti. Dhe këtë po e themi përsëri që, kjo nuk ka lidhje me racizëm apo nacionalizëm vulgar, apo me cënim të marrëdhënieve me shtetin fqinj, por një çështje e brendshme që ka lidhje të drejtpërdrejtë me sigurinë dhe interesat kombëtare.
Sipas denoncimeve mediatike:
Pirro Vengu – Ministri i Mbrojtjes ka shtetësi greke. Nuk është mohuar që ka marrë pasaportë Helene, me origjinë nga nëna edhe vëllai i tij është grek. Këtë ai e ka konfirmuar vetë në formularin e dekriminalizimit për KQZ-në në vitin 2024. Ai ka një thirrje nga shteti grek për të kryer shërbimin ushtarak. Shteti grek i ka dërguar përsëri fletë – thirrje për shërbim ushtarak. Kjo tregon qartësisht statusin e shtetasit grek. Ai rrjedh nga një familje shqiptare ortodokse e Dropullit. Është diskutuar në mediat shqiptare se nuk është “grek biologjik”. Rasti përbën konflikt interesi për shkak të shtetësisë greke.
Igli Hasani – Ministri i Jashtëm. Mediat greke e paraqesin në thelb si “me origjinë greke” dhe folës i gjuhës greke. Ministri i Jashtëm i Greqisë thekson se, “ai e flet greqishten falë origjinës së tij greke” dhe kjo “e nderon në përkatësinë e tij kombëtare”. Për Ministrin Hasani origjina greke është e diskutuar sepse nuk janë paraqitur prova që mund të ketë shtetësinë greke. Lobimet greke ia përmendin këtë, por deri tani në opinionin shqiptar nuk ka një prononcim të Ministrit Shqiptar për ta përgënjeshtruar hapur deklaratën e Ministrit të Jashtëm të Greqisë!! Igli Hasani e përdor gjuhën greke në mënyrë të shkëlqyer, duke folur edhe greqisht në takimin e tij të fundit në Athinë.
Në nenin 69 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë theksohet se, personat me dy shtetësi nuk mund të mbajnë poste të larta shtetërore të cilat vendosin për çështjet e Sigurisë Kombëtare, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjen apo atë të Jashtme, poste të cilat kërkojnë besnikëri absolute ndaj vendit.
Nëse në të dy rastet ekziston konflikt ligjor kushtetues atëherë SPAK nuk duhet të qëndrojë indiferent, sepse mund të ketë edhe raste të tjera në hije. Ministri Pirro Vengu është një shembull i qartë. Ai ka konflikt ligjor dhe moral me rolin e tij si Ministër i Mbrojtjes. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Politikat e Mbrojtjes nuk e lejojnë këtë. I njejti problem shtrohet edhe për Igli Hasanin, sepse çështja e origjinës dhe përdorimi i gjuhës greke mund të përforcojë perceptimin e ndikimit grek mbi të. Në një pozicionin kyç të diplomacisë shqiptare, ai mund të krijojë sensibilitet diplomatik brenda dha jashtë vendit.
Faleminderit
Tiranë, 09. 06. 2025
Burimi/Facebook


Leave a Reply