Jo për të sulmuar, por për të mbrojtur. Jo për të goditur, por për të ngjallur ndërgjegje. Zëri i avokatit është arma e paqes në një sistem që shpesh përballet me padrejtësi, abuzim dhe heshtje.
Është zëri që ngrihet kur të tjerët frikësohen. Është zëri që thërret për llogari kur pushteti shpërdorohet. Është zëri që nuk përkulet përballë presionit, por qëndron përkrah qytetarit, të drejtës dhe ligjit.
Në çdo shkresë që përpilojmë, në çdo seancë që përfaqësojmë, ne nuk flasim për veten, ne flasim për ata që nuk dëgjohen. Për të varfrit që kërkojnë dinjitet.Për gratë që kërkojnë mbrojtje. Për fëmijët që kanë nevojë për një të ardhme më të sigurt. Për çdo qytetar që meriton drejtësi, jo mëshirë.
Në një shtet të së drejtës, fjala e avokatit është themel i lirisë. E nëse kjo fjalë heshtet, e gjithë shoqëria humbet zërin e saj.
Mos heshtni kur padrejtësia troket! Mos heshtni kur drejtësia vonon! Mos heshtni kur të drejtën e vendos forca! Ne nuk kemi nevojë për armë. Ne kemi fjalën. Dhe ajo fjalë është më e fortë se çdo frikë.
Ne nuk trembemi nga padrejtësia. Ne e shikojmë në sy dhe e sfidojmë, me ligj dhe me zë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply