Nëse nuk don të harrohesh, shkruaj diçka, mjafton të shkruash, qoftë edhe dokrra marrë nga jeta por që vlejnë të lexohen.
(Dino Buzzati shkrimtar italian)
Po mundohem të shkruaj edhe unë diçka për vehte e shokët e mij mësues, pak gjatë ,por me shpresë se do të lexohem.
È vitin 1955-56 me diplomën e shkollës së mesme pedagogjike, (ma vone ILP- universitet – korrespondencë) dola prej bankave të shkollës në jetë dhe punova mbi 38 vjet në shkolla të ndryshme si mësues dhe drejtues.
E fillova punën në rrethin e Mirditës në shkollën 7 vjeçare të Rrëshenit ku drejtor ishte shkodrani Çek Kumria, kojshia i jem.
Mbas një viti me nderhymjen e një force madhore, transferohem në rrethin e Shkodrës. Shefi i arsimit Malo Beci, nji burrë i vjetër e babaxhan, me dashamirësi e humor me tha: blej nji biçikletë, merr nji dyshek e nji jestek e shko ne Gruemire se atje mësues je emnu. Si i ri, me porosi të prindve të mij, jam nën kujdestarinë e mësuesit të vjetër e të ditun, Lec Sekuj, (vëllai i Paulinit, regjisori i estradës).
Mbas nji viti transferohem në disa shkolla me rradhe: mësues në shkollën kufitare të Belajve në Breg të Bunës, ku në anën tjetër të kufirit ishin katundet shqiptare të Ulqinit. (për letrat e cigareve që këtu mungonin ato na thonin: o more te shkrete çfarë ju ka gjetë, dridhni duhanin me letër gazetë) – Në shkollën fillore të Samrishit e për dy vjet jam në shkollen 7-vjeçare, me shume mësues ,të Dajçit Bregu i Bunës me drejtor B. Guri e me vonë Sami Kraja. Jetonim në kolektiv. Ishim të rinj. Kujtoj Q. Troshanin, Flutura Tufi, Lejla Disdari, Fejzi Kopliku, Drita Mandija, Feti Zekja, si dhe Simon Pepen, i cili më mandolinen e batutat e tij plot humor, na zbukuronte jetën e vështirë të kësaj zone me përmbytje të shpeshta ,ndonese kur vinte pranvera çdo gjë lulëzonte. Që në mars, në Bunë, dukeshin lundrat e para të peshkatarëve në gjueti të kubles, (peshku karakteristik i kësaj zone) që e shtonin romantiken e të kenunit mësues katundi.
Mbasi mbarova dy vjet ushtrinë, emrohem zëvendësdrejtor në shkollën e Bushatit. Shkollë me probleme që më punën e mësuesve Enver Draçini, Lili Kalimishi, Rudolf Kakarriqi, Izet Burazeri e drejtor Fejzi Ceka, e kthejmë shkollën në shkollë model.
Duket se Seksioni i Arsimit me mua ka mbulu boshllëqet si ai Kiu – fiù i filmit” Në fillim të verës.”
Jam mësues në Xhan të Dukagjinit. Kolektiv i mirë. Krahas motrave Anamali, F. Rusit, P. Canaj, Taze Grishja, vijnë edhe aksionistet Smajl Hoxha dhe profesori i matematikës Medi Shkreli, me te cilin ruaj edhe në ditët e sotme miqësi virtuale me anë të fb.
Prej shkollës Xhan, në shkollën Vrakë e mbas një viti jam drejtor në Shtojin e Ri. (asnjë ditë pa një strajce me fruta nuk shkoj në shpi😂) Zëvendës drejtor është Emin Tulejmani që mi kryente të gjitha punët e drejtorisë. Në vitin 1968-69 thirrëm në zyrën e kuadrit dhe ngarkohem me hapë shkollë të re 8-vjeçare në Elbace (katundet Krebej, Dahat, Dramosh te Anës së Malit).
Filloj me klasën e 5-të (të gjitha lëndët). Mbas dy viteve shkolla u ba e plotë me mësues cilësorë si Abdullah Poti, poet dhe historian, Bahri Boriçi (me vone kryetar i Bashkisë Shkodër). F. Luli, gjuhëtar, Elvira Çapaliku, M. Karajfili etj. (sot kjo shkollë e mbyllur për shkak të emigracionit)
Në vitin 1971-1972 “zbres poshte” prej Taraboshit me detyrën e zëvendësdrejtorit të shkollës së qendrës Oblike. Në vite këtu punuan shumë mësues. Xhevat Vakikaj drejtor. Me punën e tyne bane emen: Nikolin Leka, E. Hyseni, Azize Zylja, Tefta Jerina, P. Qafa, O. Boshnjaku, V. Gavoçi, Agimè Lapi, shkrimtari Paulin Selimi etj si dhe në veçanti mësuesit e punës Izet Kalaci dhe Kel Hoti.
“Mësues Izeti e mësues Keli, na mesuen si mahet shati e beli” – thonin, nxanesit!😉
Ne vitin 1976-77 mbrenda shkollës 8-vjeçare, hapet e para shkollë e mesme bujqësore e (natës )me tre klasa në zonën e Oblikes. Unë si zëvendësdrejtor i 8-vjeçares ngarkohen edhe përgjegjës për shkollën e mesme me mësuesit Agosti Gjoni, Ahmet Sterniqi, Fatos Beqari e Tish Doda, agronom.
Prej Oblikes përsëri lëvizje. Në shkollën e Trushit jam zëvendësdrejtor. Gjej këtu mësues të dalluem si Nexhmi Bushati, S. Simoni, Terezina Pëllumbi, S. Dedja, Ali Quku etj.
Punoj dy muaj në Kabinetin Pedagogjik me profesor Njazi Kazazin dhe Agim Çaurshollin për sistemimin e fjalës së rrallë.( U ishte vu detyrë çdo mësuesi të dorëzonte një numër fjalesh të rralla!? por ndodhte edhe kështu : mësuesit për të plotësu detyrimin sajonin vetë fjalë të tipit : sandale= dansale, jeprak=pakjak, dritare =dritësore etj😂
Mbasi ishe i piketuem, sepse Lec Zadeja delte në pension, merrem në punë i komanduem, sekretar në Seksion të Arsimit.
Detyra kryesore ishte makina e shkrimit (në atë kohë si kompjuteri sot).
Gjatë 15 viteve këtu jo ma si mësues por gjithnjë në punë për mësues, ndërrohen 4 shefa : Bahri Dervishi, Gazmend Llazani, Shpresa Kapisyzi (Rama)dhe Besnik Bekteshi. Kokec Biba I përhershëm administrator e zevendeshef,
me të cilin punova në një zyrë.Inspektore Jane Fehmi Milla, Gen Agolli e Bashkim Lika.
Kur më mbeti një vit më dalë në pension dhe Seksioni ndërroi strukturë duke u kthy në Drejtori Arsimore, me dëshirën teme shkoj drejtor në Malin Kolaj. E zgjodha këtë shkollë sepse kishte në vartësi shkollën fillore të Baks Rrjollit, të cilën e shfrytëzova për plazh me familjen e miqtë e mij gjatë verës. Mbarova keshtu vitet e Punes me mesuesit per me fillu me tregti! Kishte ardhe demokracia! 😄😀🥰
L. L
Saluzzo Itali



Burimi/Facebook


Leave a Reply