Në vjeshtën e vitit 46 p.e.s., Ciceroni, ish Konsulli Romak dhe nje nga Oratoret me te famshem te antikitetit, i shkroi një letër mikut dhe aristokratit romak Publ Sulpicius Rufus.
Ne letren drejtuar Guvernatorit te Ilirise dhe Dalmacise, Rufus, Ciceroni, i kerkon guvernatorit romak te kapte me cdo kush nje skllav te tijin i cili ishte arratisur nga Roma ne Iliri ku me shume mundesi ishte vendlindja e tij. Skllavi Dionis i cili kishte qene nje prej njerzve te besuar te Senatorit Romak dhe pergjegjez per mbarevatjen e Bibliotekes se famshme personale, ishte arratisur me nje sasi librash. Dionisi i cili sipas Guvernatorit duhet te ishte strehuar prane fisit Vardaei/Ardianei ishte nje skllav i edukuar mire i lecitur (anagnostes) nuk po kapej dot dhe kjo ceshtje ishte ende nje teme korespondence me Guvernatorin pasardhes Publius Vatinius i cili nuk kishte pasur mundesi te gjente skllavin Dionis.
Ne letrat e Ciceronit lexojme se Dionisi kishte ( multos libros surripuiset) kishte marre shume libra gje qe i kishte shkaktuar nje trishtim te madh. ( mei dolor magnus est)
Korespondenca shume interesante e Ciceronit me dy Guvernatore romake per kete ceshtje tregon rendesine e madhe qe filozofi dhe politikani Romak kishte per biblioteken e tij por edhe nje fakt historik te jashtezakonshem “Hajdutin” e pare Ilir te Librave i cili me sa duket nuk eshte pasuar nga asnje prej pasardheve te tij Shqipo te cilet u njohen si ne antikitet, mesjete apo ne kohet moderne si pirate apo kacake malesh por kurre si “rrembyes librash”.
Cicero, Epistulae ad Familiares, 5.9.2, 10a.1, 13.77.3

Burimi/Facebook


Leave a Reply