Shumë kanë shkrue për ty moj Shkodër,
Dridhet zemra kur kujton,
Veç Rozafa përmbi kodër,
Krenarinë për ty ma shton.!
Taraboshi t’rrin karshi,
E liqeni zanat ndjellë,
Kiri e Drini vinë nga larg,
Aromë bjeshkësh t’kanë sjellë.
Oso Kuka e Dasho Shkreli,
Janë Kunora e Lavdisë,
Me shkëlqim ta ndrisin ballin,
Më je qëndra e Shqiptarisë.
Ngado shkoj për ty m’merr malli,
Moj hyjneshë e bukurisë,
Nuk janë fjalë moj Shkodër loce,
Thjesht asht pengu i dashurisë.
Dashamir Uruçi,
Tiranë,me 4 qershor 2025.
Burimi/Facebook


Leave a Reply