Ajo kishte vuajtur aq shumë, sikur ta dije…
Por askush nuk e di me të vërtetë, përveç SAJ…
Sepse dhimbjen e saj, ajo e ka përjetuar E VETME, me fytyrën për tokë, duke bërtitur në një heshtje që askush nuk e dëgjoi.
Ajo ka bërtitur derisa nuk kishte më zë,
derisa trupi nuk e mbante më,
derisa zemra iu ça.
E shikon, nuk ishte thjesht trishtim,
ishte një çarje. Një fund bote në një trup që ende jetonte.
Dhe megjithatë, ajo u ngrit.
Jo menjëherë. Jo lehtë. Por u ngrit.
Me pjesë të saj që mungonin, me plagë ende të hapura, por me një shikim më të thellë, më të vërtetë.
Ajo nuk është më e njëjta.
Nuk vrapon më pas gjërave sipërfaqësore.
Nuk përpiqet më të pëlqehet me çdo kusht.
Tani ajo kërkon të VËRTETËN. DIÇKA TË FORTË. RESPEKTIN.
Sepse një grua që është ngritur nga toka me lotët si dëshmitarë të vetëm, nuk ka më frikë të bjerë.
Tani ajo e di që MUND TË MBIJETOJË.
dhe të RINDËRTOHET, edhe nga pothuajse ASNJËGJË…!
Burimi/Facebook


Leave a Reply