…dhe mbeti jetime Shqiperia
Baben ja kish vrare dje komunizmi…
…e Nenen ja vrau sot pseudo -demokracia.
Tradhetaret nuk iken por mbeten aty..
Si ato Hienat qe bejne kerdine mbi prehen e gjakosur …
…dhe tmerri qe hap pas hapi me ndjek
…zemer thyer e shpirt prangosur.
Te gjithe ujqerit kerkojne te rrembejne nga nje cope.
…dhe Memen e lane pa kembe e pa koke…
Deputet behet hajduti
…kryeminister nje mut – muti…
Qeveri me ministresha qeflie
…e Parlament me Spiropallesha…”sojlie ”
Ty moj Nenoke qe dikur te thojshin Zonje e rande
…sot kane turp edhe emrin ne goje me ta zan..
Madje edhe ata bijte e tu ne Amerike qe deri dje te thoshin mbahu Neno e mos kij frike.
U be fort i keq shqiptari per shqiptarin …e ka mare Ferra – Uraten e qytetaria humbi qytetarin.
…ndaj dhe kjo kohe e poshter po larteson te ligun e po ben harram te mbarin.
S’ ngeli me as bese as fe …as familje e as Atdhe
S’ flitet me as per moral
…vec per horra e per mocal.
E cuditur pyet bota mbare a ka Shqiperi a ka shqiptare…
Dhente Zoti e Perendia
…te kene mbetur ca per fare.
Me vjen te uleras por s’ kam me ze..
Me vjen te qaj por s’kam me lot
Ti bie Malit e ta shemb …
…e po plas qe se bej dot.
S’ ka me keq po u prish gjaku…
…kur te behet pis Oxhaku
…kur Atdhene ta marrin peng ca zuzare e pizeveng.
A.R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply