Më paragjykoni se ju kritikoj shumë dhe bëj krahasime mes nanave në Kosovë dhe atyre në Angli, por më besoni që asnjëherë nuk kam hasur në fëmijë të zgjuar pas ores 22:00 te ndonje familje angleze që kam vizituar.
Femijet ne Kosove i shoh te rijne zgjuar deri ne oret e vona derisa flene edhe te rriturit.
Se fundmi nje nane me tha se po mundohet me ia rregullu gjumin femijes sepse ne kohen e Big Brother kur prinderit kane qendruar vone pa gjume, edhe femija nuk ka fjetur.
Nje femije ka nevoje per nje cikel gjumi te nates te panderprere se paku prej 10 oreve.
Ju nuk duhet te beni llogarite me aq gjum sa ju mjafton juve, femijet kane nevoje per me shume gjume.
Gjithashtu mos harroni se nje femije i pushuar mire do kete sjellje me te mira dhe do jete me i qete.
Nese i vendosni rutine gjumi femijeve, do ju kujtohem une dhe do me falenderoni.
Me dashuri,
Razija
Burimi/Facebook/Keshilla nga mamia Razije Musa


Leave a Reply