Pas biçikletës sime po vinte një vargan makinash tepër të shtrenjta dhe luksoze. Nga ato që të marrin përpara edhe me vrullin e rrymës së ajrit. Por sa çudi! Ecja e tyre erdhi e u bë e ngadaltë, e shtruar, e paqme dhe e ngathët, si në ndonjë përcjellje mortore, apo në shoqërimin e ndonjë lideri politik tekanjoz, krenar e mospërfillës; deri sa të gjithë ndaluan. Unë po çuditesha nga durimi dhe prudenca e garipave dhe shikoja rrugën. Para meje një mace e zezë. Po sterrë e zezë, ama! Pa asnjë larë.- siç thotë Anton Pashku. Macja, në qetësinë e vet po priste rrugën, por e kishte kapur një dembelizëm e fodullëk, sa nuk i bëhej vonë se shkaktonte trafik dhe bënte vonë miletin. Nga pasardhësit e mi supersticiozë kishte reshtur çdo lëvizje: asnjëri nuk donte të ishte i pari qé kalonte pas maces. Shpresonin të isha unë i pari, pra kurbani i bestytnisë. Dhe ashtu ndodhi. Ritmi i ecjes sime mbeti i pandryshuar, vetëm se iu drejtova maces: -kalo moj “micë e zezë”, se nuk është hera e parë që ma pret rrugën. Ajo më pa shtrembër, më shkeli syrin dhe kaloi duke u hedhur pjesëtarëve të varganit një shikim ironik. Komunikimi im me macen ishte perfekt. Kuptohemi pa folur. Kur u siguruan se barrën e rrezikut e kisha marrë unë, kaluan të gjithë me një shpejtësi skëterre me mjetet e tyre luksoze dhe me bestytninë edhe më të rrënjosur nē kokë (ose “koka”).
Burimi/Facebook


Leave a Reply