
1
I pa njohuri e kapi për fyti
fytyrës i dha një shuplakë
me dy duartë gati e mbyti
shpirti i thyer i’u ndez flakê…
2.
Përse mua?, i tha, or mik!
Me sa di unë s’kam armiq
për një çast më shtive frik
çdo e mirë në shpirt më vdiq…
3.
Armiqtë janë me shumicë
drutë e malit më duken pak
sofra është e mbushur spicë,
kemi ku të marrim hak…
4.
I panjohuri zgurdulloj sytë.
Të ngatërrova me një tjetër,
hoqi duartë që kish në fyt
dhe u tërhoq si ka i vjetër…
5.
Të panjohurit i’u zbërthye guna
poshtë këmbëve i ra shikimi,
zgjidhje nuk është dhuna
mëndjes i nxitoj zhgënjimi…
6.
Dhe arsyeja në çast fitoj
peshën fjala përpara e ka
vëllai vëllanë e përqafoj
për paqën diell qielli dha…
Ibrahim Abedini
2025/Maj
Burimi/Facebook/Struga Post


Leave a Reply