Shkrimtari jemenas Mohamed Mustafa Al-Omrani rrëfen një ngjarje të vërtetë nga fshati i tij. Banorët për vite me radhë përshkonin një rrugë të rrezikshme për të arritur tek uji, një shtig i ngushtë që kalonte buzë një humnerë të thellë. Shumë fëmijë kishin humbur jetën atje, duke rënë me gomarët e tyre në greminë, teksa përpiqeshin të sillnin ujë në shtëpi.
Vitet kaluan, viktimat u harruan, por kthesa vdekjeprurëse mbeti. Një ditë, pleqtë e fshatit u mblodhën për të diskutuar rreth kësaj tragjedie që përsëritej. Atëherë, autori – dikur një nga ata fëmijë që kishte rënë në atë humnerë – u tha:
“Pse nuk merrni një rrugë tjetër, më të sigurt?” Përgjigjja qe e habitshme: “Ne ndjekim gomarët… dhe ata gjithmonë na çojnë në atë rrugë.”
Kaq thjesht. Ne rreshtohemi pas gomarëve… dhe shkojmë ku na çojnë. Edhe nëse është drejt greminës.
A është kjo vetëm një histori fshati?
Ndoshta. Por në të vërtetë është një pasqyrë e hidhur e shoqërisë sonë, ku shpesh dorëzojmë mendjen, ndjekim verbërisht dhe rrëshqasim drejt humnerës, pa e vënë re.
Burimi/Facebook


Leave a Reply