Ajo është vetëm… por kjo nuk do të thotë që është e vetmuar. Nuk është e vetmuar, sepse i ka mjaftuar vetja. Sepse ka mësuar ta dojë heshtjen, ta kuptojë veten, të gjejë paqe në mendimet e saj dhe strehë në shpirtin që e ka përmirësuar me vite, me plagë, me përvoja që nuk i tregon më, por i ruan si kujtime që kanë ndërtuar atë që është sot.
Ajo është vetëm, sepse nuk pranon më kompromise me ndjenjat. Nuk bën më vend për histori të shpejta, për takime të rastësishme që shuhen me aq shpejtësi sa lindin.Ajo është vetëm, sepse po pret atë që e kupton pa fjalë, që nuk e ka frikë thellësinë e saj, që nuk trembet nga ndjeshmëria apo kërkesat që vijnë nga një grua që e njeh vlerën e saj. Po, ajo është në pritje… por jo e dëshpëruar. Ajo pret me dinjitet, me forcën e asaj që nuk ka nevojë për dikë për të qenë e plotë. Nuk ka mungesa – ka vetëm një vend bosh, që nuk do ta mbushë kushdo. Ai vend është për një shpirt të pastër, për një zemër që rreh me të njëjtin ritëm, për një burrë që nuk vjen për ta ndryshuar, por për ta kuptuar.
Pret një dashuri të vërtetë – një dashuri që nuk ka nevojë për filtra, për “like” dhe “seen”. Një dashuri që ndodh ngadalë, që rritet si një pemë: me rrënjë të forta, me degë të gjera, me stinë që nuk e thajnë, por e zbukurojnë. Pret një ndjenjë që e bën të ndihet në shtëpi. Një ndjenjë që nuk është garë, por strehë. Nuk është ndjesi momentale, por një rrugëtim i përbashkët. Kurdoherë që dikush e pyet: “Pse je vetëm?” ajo buzëqesh lehtë – sepse e di që të jesh vetëm nuk është mungesë, por përzgjedhje.
Sepse dashuria që ajo kërkon nuk vjen çdo ditë. Dhe ajo nuk është më ajo vajza që emocionohej me një telefonatë të papritur natën, me një “më mungon” që nuk mbështetej në vepra, me një takim të nxituar që fshihej nga drita e ditës. Ajo është bërë grua. Dhe gratë e vërteta nuk kënaqen me pak. Nuk e tundon më ideja e të qenit “e dëshiruar” për pak çaste. Ajo kërkon të jetë e dashur, e respektuar, e kuptuar, e ndërtuar, çdo ditë, çdo muaj, çdo vit.
Nuk i pëlqejnë më gjysmat e njerëzve, gjysmat e përkushtimit, gjysmat e dashurisë. Zemra e saj është e plotë dhe e kërkon të njëjtën gjë në këmbim. Jo pasion të momentit, por përkushtim të përjetshëm. Ky brez i shpejtë – nuk është për të. Kjo kohë ku gjithçka matet me “seen”, me “double check” të lexuar, me “status relationship”, nuk i përket asaj. Ajo vjen nga një kohë tjetër, ku njeriu nuk njihej përmes profilit, por përmes syve. Ku mesazhet nuk ishin me emoji, por letra me aromë shpirtërore. Ku ndjenjat nuk i tregoje me “story”, por me qëndrime.
Në një kohë ku burrat thjesht afrohen, ajo pret atë që di të qëndrojë. Në një botë ku shumëkush të do vetëm për një natë, ajo kërkon një jetë të ndarë në dy… një jetë me përkushtim, ku secili të jetë krahu i tjetrit. Sepse ajo është një grua që nuk ka nevojë të dëgjojë fjalë – ajo ka dëgjuar shumë. Ajo do të shohë veprime. Jo premtime të bukura, por gjeste të thjeshta që flasin më shumë se çdo frazë. Një shikim që nuk shmanget, një duar që qëndrojnë, një zë që nuk ikën.
Nëse dikush e do vërtet, do të duhet ta fitojë. Jo me para, jo me dhurata, jo me fjalë të zbukuruara – por me kohë, me durim, me sinqeritet, me vëmendje ndaj detajeve që ajo as nuk i përmend. Sepse ajo nuk është për këdo. Ajo është për dikë që di çfarë ka në duar kur e gjen. Ajo është një botë në heshtje, një poezi që nuk lexohet me sy të lodhur. Ajo është një stinë që kërkon kohë për t’u kuptuar, një shpirt i lartë që nuk bie në kurthe të ulëta.
Ajo nuk do të jetë kurrë vetëm “një tjetër grua” në një jetë të zakonshme. Ajo është ajo që e ndryshon jetën, nëse di ta kuptosh.
Dhe nëse ndonjëherë ke fatin ta takosh…
Mos fol shumë. Shikoje me ndjenjë. Dëgjoje me zemër. Vepro me guxim.
Sepse një si ajo nuk kërkon shumë – kërkon vetëm një njeri të vërtetë. Një burrë që nuk trembet nga dritat që ajo mbart. Dhe që është gati të ecë me të – jo para, jo pas… por krahas saj…
Burimi/Facebook


Leave a Reply