Avokatia dhe relativizimi që po i bëhet moslejimit të flamurit dhe simboleve të Kosovës në Kongresin e UEFAs në Beograd nga gazetari Ervin Baku ne nje studio televizive sonte është shumë e rëndë.
Heshtja e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe sidomos presidentit të saj që është për ironi edhe zv president i UEFAs është akoma më e rëndë!
Është ky president pra Admando Duka që ka mundësuar organizimin e kampionatit European të moshave bashkë me Serbinë.
Heshtje, Përçmim e fyerje ndaj Kosovës.
Minimumi që FSHF duhet të kishte bërë është braktisja e këtij evenimenti nëse simbolet e shtetit të Kosovës nuk do vendoseshin sipas rregullave të UEFAs për shtetet anëtare!
Për kujtesë ishte ky president dhe vetë FSHF që në vitin 2014 dërgoi ekipin kombetar shqiptar në Beograd pa asnjë simbol kombëtar.
Pra ky veprim në fakt mosveprim ne mbrojtje të Kosovës nuk është aspak i rastësishëm e nuk vjen si rrufeja në qiell të pastër!
Turp, turp turp.
Këta palaço çirren gjithandej se jemi një komb vetëm kur i marrin talentet Kosovës e kur tifogrupet e Kosovës mbushin stadiumet por kur vjen puna për të ngritur zërin ndaj padrejtësive dhe poshtërimit që i bëhet Kosovës paturpësisht ose mbyllin gojën ose e relativizojnë situatën.
Burimi/Facebook


Leave a Reply