Pa titull .
Me shkru per shoferet shkodran duhet nji roman e asht pak.
Ne terrenin e veshtire te bukur, por malor me rruget jashte çdo standarti te Vermoshit, Dukagjinit, Shllakut, Puke – Fushe Arsit e deri ne Kukes e Tropoje, me makinat e asaj kohe te markes Skoda, zisa e Renault, shoferet shkodran kane mbajte gjalle ekonomine e jeten sociale te mbare vendit tone.
Mbahen mend e njihen prej te gjitheve (brezi jone ), shoferet si Ali Shllaku, Ndoc Deda, Ndoc Daka, Emin Manushi, Nikoll Çuni ( me skoden e tij ka çu traktorin e pare ne Vermosh), Kel Marku, Jak Beni, Bib Toma, Ndue Doka, Qiril Çarku, italjani Domeniko Xhezmondo e sa e sa te tjere.Shoferi Pjerin Kodheli ishte i pari ne vendin tone qe perdori me makinen e tij Skoda , tri rimorkjo (me t’u duke si nji tren i vogel)!..
Axhensia e udhetareve ne qender te qytetit, kur vinte orari i nisjes se autobuzeve Viberti per ne Tirane , me shoferet Fetah Jusi, Ramadan Lumani dhe Xhafe Kraja, qe e banin Sjkoder – Tirane cdo dite gjithnji me humor e pa u merzite, kthehesh ne nji metropol te vogel plote me udhetare.
Ishte privilegj me njofte Albinen , shitesen e biletave per dite feste apo raste te tjera!.
Si ne te gjitha fushat e tjera, ne Shkoder kujtohen edhe shume shofere , qe jane shqu per humorin e tyne.
Njeni, shofer i disa drejtoreve, ishte Laver Goga.
Kthen nji nate ne shpi prej nji dasme( i ngime dhe i pime) dhe e shtjen makinen ne oborr. Te nesermen nuk mundet me e nxjerre pa zgjanu pak murin!..☺
Bep Planin, shofer autobuzi, gjate rruges per ne Tirane, nji polic e ndale. Mbasi i kontrollon dokumentet e nuk gjene ndonji te mbete , me gjete hale ne perpeq , i thote:-
– Pasqyren anesore e ke te thyme!
– Bepi , a don me u rrua me te a? 😀
Petrit Kopliku, shofer me skode, nisun prej Puke per ne Shkoder, ndalon ne nji klub per kafe. I afrohet nji udhetar, ne dukje si pukjan vesh me nji xhakete te madhe te zeze paksa te rjepun, me nji shalle te kuq te holle rrethu per ball, qe i kerkon ta marre se don me ra ne Shkoder!..
Ate dite Petriti nuk ishte ne forme , nuk donte muhabet dhe donte te udhetonte vetem, prandaj ja refuzon kerkesen.
Mirepo pukjani ngule kame tuej thane se makina asht e popullit, asht e te gjitheve dhe edhe une kam pjesen teme ketu!.. Athere, Petriti nxjerre kaseten e veglave, merr nji bulon dhe i thote pukjanit: na merre hisen tande! Fute marshin, i jep gaz skodes dhe niset…..
L.L. Saluzzo(Itali) prill 2025
(Ky shkrim u ba me ndihmen e kolegut e shokut tem Naim Haxhija me lidhje bisede telefonike si dhe me Mati Serreqin)
Burimi/Facebook


Leave a Reply