Çka thotë Kisha për tatuazhet? A është e lejuar? A është mëkat? Le ta zbulojmë.
Për të peshuar se a është një vepër e moralshme, e lejueshme apo mëkat, së pari dhe me shumë rëndësi është qëllimi i veprës.
Tatuazhi në vetvete nuk është as i mirë dhe as i keq, por me kalimin e kohës bëhet i mirë ose i keq. Nëse dikush bën një vepër me qëllime të këqija, atëherë natyrisht se bën mëkat.
Sigurisht që është krejt e gabueshme nëse dikush u ngjet simboleve fuqi “të jashtëzakonshme”. Një vepër e tillë është fryt i një besëtytnie të verbër! Për këtë arsye duhet t’i bëhet me dije çdo të riu që mbartja e kryqit apo medalja e Zojës së Bekuar do të dëshmonte për atë se çka ndjen dhe jo që beson në fuqinë “magjike” të kryqit të vogël apo të ndonjë simboli fetar.
Të krishterët edhe në mënyrë të jashtme duhet ta dëshmojnë përkatësinë e tyre ndaj Zotit dhe ndaj Kishës. Nëse simbolet janë në kundërshtim me Mësimin e Kishës, atëherë në mënyrë të pavetëdijshme shfaqet pranimi i (neo)paganizmit.
Krishti nëpërmjet Kryqit i ka i ka dhënë fund besëtytnisë pagane. Vetëm Ai duhet shkëlqyer në zemrën e çdo njeriu.
Prandaj, nëse jemi vërtetë besimtarë të Krishtit le t’i mbajmë vetëm në zemër shenjat e dashurisë së Krishtit.
Dom Roberti
Burimi/Facebook


Leave a Reply