Një burrec mendjerrotë na u sëmur dikur nga syri. Prandaj shkoi tek pajtari ( kështu quhej në vendjet e Lindjes së afërme, veterineri që kish më shumë praktikë se shkollë. Edhe pajtari i hodhi në sy po atë bar që u hidhte atyre me katër këmbë kur sëmureshin nga sytë. Allçaku u verbua. Ndërkohë pajtarin e hodhën në gjyq.
Kur e mësoi çështjen, gjykatësi tha:
-Pajtari nuk do të paguajë asnonjë dëmshpërblim, se i dëmtuari po të mos ishte gomar, nuk do të shkonte tek pajtari.
Me këtë rrëfenjë duam të themi këtë- kushdo që i ngarkon atij, që s’është mësuar, një punë me rëndësi, jo vetëm që do të pendohet, por do të quhet edhe i lehtë nga mendja ndaj njerëzve t’urtë e të mençëm.
Kush mendjen ka fanar që e ndriçon,
S’i jep allçakut punë që do mend;
Pse thur rrogos ustaj, njeri s’e çon
Mëndafshin për të endur n’avlëmënd.
Saadi Shirazi
Shkëputur nga “Gjylistani dhe Bostani”
Përktheu Vexhi Buharaja
Burimi/Facebook


Leave a Reply