Ndër luftrat e rrepta në Trojë e Spartë,
Në fushë të Torviollit a në Vajkal,
Nuk dihet as sot sa kalorës u vranë,
Veç një gjë dihet: luftonin mbi kalë.
Në vend të kalorësit në fushëluftë,
Ndodhte shpesh që kafshës fisnike
T’i ngulej heshta në mishin e butë
Para atij që sipër i rrinte…
Në brraka gjaku nuk ngordhte, por vdiste,
Në pikun e zulmës, nën harqet e zjarrtë,
S’mendonte kush një grusht dheu t’i hidhte,
Ndërsa i zoti merrte urdhrin e lartë…
Kur njerëzia shpiku armën e zjarrit
Dhe armët e helmit i shpiku,
U dasht prapëseprapë shërbesa e kalit
(Të ngratit kalë s’iu nda rreziku).
Kalorës që krekoseni mbi kuaj shaluar,
Se u varen këmbët, s’qaj dertin tuaj,
Çuditem me kuajt, si munden me duruar
Pa iu shembë përdhe – çuditem dhe vuaj…
Burimi/Facebook


Leave a Reply