I mbajta gjithë ditën në krahë, afër vetes, i putha, i shikoja, i ushqeja. Minutat dukeshin të pafundme dhe ditët nuk mbaronin kurrë.
Koha nuk fluturonte, dukej sikur ndalonte kur i kisha në krahë…
Dhe mendova: “koha nuk kalon shpejt, kjo do të zgjasë përgjithmonë. ” Por nga ana tjetër, e kisha gabim.
Më zuri gjumi një natë dhe kur u zgjova, ata tashmë ishin rritur: vraponin kudo, donin krahët e mi më pak, donin më pak përqafime.
Pastaj, u zgjova përsëri, dhe ata tashmë ishin në shkollë, në sport, apo duke luajtur me njëri-tjetrin pa mua.
Mjafton vetëm një moment dhe ata bëhen të mëdhenjë, të bukur, të fortë, të guximshëm dhe me plot ëndrra.
Të rritur në krahët e mi, të dashuruar, të sigurt, të lumtur, të pavarur… por tani ja ku u rritën.
Andaj shijoni çdo moment të tyre sepse po, koha fluturon, më besoni.
Mbajini sa më afër të jetë e mundur, sepse do të rriten më shpejt se sa mund ta mendoni.
Çoji në shtratin tënd, sepse dikur ata do të flenë në të tyren për gjithë jetën.
Puthi shpesh, përqafoj, duaji gjithmonë.
Sepse akti më i madh i dashurisë është, në fund, lënia e tyre të shkojnë.
Duke i lënë të fluturojnë, të rriten, të bëhen ato që janë.
Por mos harro: gjithmonë besoju atyre dy krahëve, atyre pranë zemrës tënde, të cilët dinë të japin gjithë dashurinë që u nevojitet.
Burimi/Facebook/Struga Post


Leave a Reply