Çohuni, djem! – kishte pëshpëritur i përgjumur!
Mushku po tërfllon!
Ose janë afruar ujqit, ose dikush na paska rënë në gjurmë!
– Kështu kishte thënë Bajram Curri natën e vdekjes së tij.
Sali Mani kishte dalë nga shpella kama-doras, sepse bora kishte arritur në shkjekë.
Im atë, kishte bërtitur, – “jo vetëm Sali Mani, jo! Se të shqyejnë ujqit!”
*
Kështu më tregonte ai sa herë ia këndoja këngën e Begut në lahutë.
Sot, 100 vjet më parë, u vra Bajram Beg Gjakova, nga dora jonë, nga gjaku ynë, nga smira dhe lakmia për pushtet e pasuri!
– Sali Mani kishte bërtitur:
“Çohu, Beg, se na kanë rrethuar!
Çohuni, djem, ta bëjmë një luftë për plakun!
Çohuni ti tregojmë Kadri Mehmetit se djemtë e Krasniqës nuk tradhëtojnë!”
Dhe…
Ishte çuar plaku, Bajram Beg Curri!
E kishte nxjerrë patllakën. Një fishek e kishte futur në gojën e hekurit të ftohtë.
“Ky plumb ma ruan fytyrën, nderin, burrërinë. S’i dorëzohem Kadriut, as Cana Begut! S’ia marr fytyrën ‘vatanit’, as Gjakovës!”
Kështu kishte thënë dhe e kishte shkrepur në kokën e vet.
Sot, 100 vjet më parë, e vranë edhe Bajramin…
Siç e vranë Luigjin, Hasanin…
Siç e vranë Shqipërinë!
Jo!
Nuk harrohesh, Bajram Beg!
Se hala ka burra Gjakova, Reka, Rugova e Kosova!
Hala lahuta bën “gau-gau”, e ti këndohesh:
“Njëherë m’ka lidhë nana n’djep!”
Dhe Dragobia ushton: – “Gjallë është Bajram Gjakova!”
29.03.2025

Burimi/Facebook


Leave a Reply