Sara, Dea, Julia, Bilali, Fabjola, Tea, Marinela, Fabjona,Belkisa dhe Geralda janë studentë të vitit të fundit në Fakultetin e Arkiteturës të Universitetit të Tiranës.
Na thirrën një ditë në auditor për të na intervistuar për dëshirat, pasionet, familjen, jetën, profesionin. Mbi këto intervista secili grup studentësh ndërtuan shtëpinë sipas dëshirës sime. Bënë edhe disa grafika që më pëlqyen shumë.
Kjo ishte gjëja më e bukur që më ka ndodhur këto kohë. Një grup i talentuar të rinjsh krijuan gjëra të bukura për mua.
Big bravo për arkitetët e rinj! Janë të paparë!
Njëkohësisht, në këto kohë shumë të vështira për arsimin e lartë në vend, mund të them se fakulteti i Arkiteturës është i denjë për të qenë në tregun e hapur ndërkombëtar. Jam i bindur që studentët e diplomuar aty jo vetëm janë krenarë për diplomën por bëjnë krenar edhe ndoshta të vetmin Fakultet që e kemi në baza konkurruese në treg.
Të rinjve që ende rriten këtu u them: Studioni në Arkitekturë se do jeni të kënaqur! Është shkolla e vetme që na ka mbetur (ndoshta bashkë me mjeksinë) që ja vlen.
Pedagogët që me pasion dhe profesionalizëm udhëhoqën këtë grup studentësh në punimet e tyre janë: Jonela Meksi, Irina Branko, Daniel Qamo, Alma Fataj, Irela Premti, Kostandin Jano dhe Ervin Azizi.
Big bravo për punën e shkëlqyer me studentët e talentuar që së shpejti do jenë arkitekët tanë.
Faleminderit për këtë emocion!




Burimi/Facebook


Leave a Reply