Dikush e pyeti tim shoq një ditë:
Po ti, a je i dashuruar?
E do kaq shumë ti gruan tënde?
Apo thjesht jeni të martuar?
Ai mbeti i pafjalë…
dhe kjo pak më shqetësoi
Më pas u bë krejt serioz
Fjalët nisi të numërojë
“Në të, fshihen njëmijë gra.
Vështirë është që t’i përshkruash.
Herë vullkan krejt i papritur,
Herë i paqmë me të mund të luash.
Ndonjëherë shumë e lodhur,
Kokën ulur nga mendimet.
Më vonë krejt tjetër njeri…
Vendin ndez e shton gëzimet.
Herë më duket uragan
Që përpara gjithçka fshin,
Nganjëherë më ngjan si engjëll
Tek struket në gjirin tim
Herë njeriu më i vendosur
Tek “bluan” e merr vendim,
Herë mërzitur lëshon lot
Zemrën mbushur me trishtim.
Herë e bukur si zanë mali
Sy e zemër më verbon,
Familjes krejt përkushtuar
Shumë herë veten e harron
Tek këndon me fshesë në dorë
Apo shkruan në qetësi t’ vet
Tek hyn në timin kraharor,
Apo grindet e bërtet
Kur prerë e qorton fëminë,
I tregon se nga është udha.
Apo kur lëmsh bën shtëpinë,
Tek kërkon çfarë unë i hodha…
E fortë mbahet në parime.
Aq e brishtë para një fjale.
Herë e rëndë si elefant,
Herë e shkathët si sorkadhe.
Të shumta janë ato femra,
Që fshihen brenda gruas sime
Secilën prej tyre dua,
Më tepër se veten time.”
Burimi/Facebook


Leave a Reply