Kjo është njohja e parë pas Izraelit që është arritur pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit mes Hotit dhe Vuçiqit, në kohën e mandatit të parë të Trumpit. Presidentaja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu ka theksuar rëndësinë e Kenias dhe ka falënderuar presidentin e këtij vendi Ruto si dhe ish-Presidentin Behxhet Pacolli për angazhimin.
Ndërsa kryeministri Kurti ka falënderuar “presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje”.
Ata të dy nuk e përmendën ministren Donika Gërvalla-Schwarz. Ndërsa Gërvalla-Schwarz në reagimin e saj shkruan: Nga takimi i parë që kemi pasur në vitin 2021 bashkë me Presidenten Vjosa Osmani me ish-Presidentin Uhuru Kenyatta, kemi parë rrugën graduale drejt njohjes reciproke…
Lidhur me kontributet duket se ka dallime, por me rëndësi është që më në fund vjen një njohje e re!
Kenia është nga viti 2010 Republikë Presidenciale. Ajo ka rreth 55 milionë banorë. Atje jetojnë rreth 40 grupe etnike dhe fliten më shumë se 50 gjuhë. Por gjuhë zyrtare janë Sauheli dhe anlisht. Rreth 80% e popullatës janë të krishterë, 10% myslimanë…
Është një vend shumë interesant për safari.
Presideti i tanishëm Ruto që e ka nënshkruar njohjen është në pushtet nga viti 2022, më parë ka qenë zvpresident.



Burimi/Facebook


Leave a Reply