Zadar, 25 Mars 2025.
Universiteti i Zadarit, në Kroaci, me rastin e ditës së këtij universiteti, i akordoi sot, më 25 Mars 2025, “ÇMIMIN E REKTORIT” PROF. DR. SC. ARTA DODAJ.
Ky çmim i lartë, i cili iu akordua sot Prof. Dr. Dodaj-t, në një ceremoni solemne, dhe arritjet e saj bëjnë krenar jo vetëm atë, por edhe familjen e saj, si dhe gjithë komunitetin shqiptar në Zadar dhe në mbarë Kroacinë.
Prof. Dr. Dodaj është aktualisht lektore pranë këtij universiteti dhe njëkohësisht mban postin e Kryetares së Këshillit të Pakicës Shqiptare të qytetit të Zadarit
Në dedikimin e këtij çmimi të lartë shkruhet: “Për arritje të spikatura në shkencë, e veçanërisht për numrin e konsiderueshëm dhe cilësinë e lartë të punimeve shkencore të botuara prej saj.”
Ky çmim iu dorëzua Prof. Dr. Dodaj-t nga vetë rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Sc. Josip Faricic.
Në këtë ceremoni solemne morën pjesë shumë profesorë dhe drejtues të këtij universiteti, si dhe familjarë, drejtues të pushtetit lokal, etj.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Zadar, zoti Anton Dedaj.
shqiptaretezares.wordpress.com/…/prof-dr-sc…/


Burimi/Facebook/Shqiptaret E Zares


Leave a Reply