Në vargjet e mia çdo çast të kam pranë,
do të lija të flije si një fëmijë pa faj.
Për të dëgjuar grimca të frymëmarrjes së parë,
shtrirë pranë meje te shtrati në një skaj.
Në vargjet e mia zemrën ta besova,
për mos të të lënë kurrë të ikësh,
Do të thurnim kurora yjesh të ndezura,
imazhin e hënës do shihnim viseve të kristalta.
Në vargjet e mia do pikturoja ditët e tua,
për të lëvizur si puhizë e virgjër pa re.
Nuk e di, nëse duheshim vërtet, nuk e di,
po unë ende jam ashtu si më le.
Nëse nuk do të të kisha ty në vargjet e mia,
do të thosha prit mos ik, bota le të marrë fund.
Bashkë të ishim, bashkë të ndiznim yjet,
si dy shpirtra binjakë të pandashëm.
Nëse nuk do radhisja yjet shkronjë pas shkronje,
nëse për ty do thurja vargje apo jo.
Mbi lëkurën time do stampoja tatuazhe,
do të belbëzoja në çast: Sa prita, oh!
NeAjBa. 11 Mars 2025
Shkëputur nga vellimi me poezi
“Gris Perden e Vetmise”
Burimi/Facebook


Leave a Reply