Kush mendon se Bashizmi ka vdekur e ka tmerrësisht gabim!
Kush mendon se beteja për kapjen e PD-së ka pushuar nuk ka as sy e as veshë por e ka futur kryet në rërë!
Pasi garantuan njerëzit e tyre në lista të sigurta pa votë të gjithe arsenalin e investuan tek njerëzit e tyre në Primare!
Primaret e Tiranës na vërtetojnë se Luli kokën e ka jashtë PD-se e trupin me gjithë gjymtyrë brenda selisë së SHQUP-it dhe strukturave të saj më të larta!
Në tërësi (me pak përjashtime) ata që i qëndruan afër Dr Berishês në momentet më kritike dhe shpëtuan PD-në nga asgjësimi janë goditur dhe ndëshkuar rëndë në Primare sidomos ato të Tiranës!
Por jo vetëm në ato të Tiranës.
Kjo është fakt.
Merrini dhe analizojini emër për emër!
Emri i Ilir Alimehmetit si nder më të votuarit në Tiranë nuk e maskon inxhinierinë manipuluese në këto zgjedhje! Jo.
Është i palogjikshëm e në disa raste krejt i pamundur ai rezultat!
Do hidhet dikush e të thotë kjo ishte votë e lirë. Kjo lloj vote ta psh***ë logjikën e nuk mund të bazohet në asnjë llogjikë.
Kush e ka regjistrin e anëtarësisë të vitit 2021?
A janë kontaktuar ata nga njerëzit e PD-së së Lulit dhe njerëzve të tij brenda ish-rithemelimit?
A është bërë fushatë agresive nga segmente të larta për të votuar Jorida Tabakun dhe individë rreth saj?
Si u selektua videofushata e saj për tu shpërndarë nga fb i Dr Berishës?
Si nuk u bë dhe shpërnda një videoklip fjala vjen për Zj Keda Kaceli që e emanciponte dhe ja fisnikëronte fytyrën PD-se por u zgjodhen për lobim vetëm njerëz të përzgjedhur nga njerezit e PR-it?
Ju lutem vetëm mos më thoni që strukturat e PDse nuk e njihnin se kush është Keda Kaceli një pinjolle e një familje ajkë e fisnikërisë Tiranase, e superedukuar, e djathtë 24 karat!
E strukturat zgjodhën të votojnë Joridën që erdhi në seli vetëm kur ngeli pa parti?
Mos ma fyeni inteligjencën, ju lutem!
Pse gjithë ai insistim për ndryshimet në degen 2 vetëm pak ditë para Primareve?
Kujt i pengonte Irma Marku?
Për llogari të kujt u godit dhe përjashtua nga garimi në Primare Prof Admir Sinamati në Kukës?
Kujt i pengonte?
A kaq shumë profesorë ka PD në politikë sa të hidhej jashtë si transplant i padëshiruar Admir Sinamati?
A u ndryshuan listat në numra të konsiderueshëm vetëm në orët e fundit para zgjedhjeve pa ju dhënë asnjë mundësi kandidatëve garues as ti shikonin ato?
A ma thotë njeri pse u deshën 28 orë për të numëruar 13 mije vota, në Tiranë?
13 mijë jo 3 milionë!
(Krejt vetëm i kisha numëruar për 4 orë).
A rrezikojnë qendrestarët dhe idealistet e rithemelimit të fshihen nga forumet qendrore pas zgjedhjeve?
Dhe mos e ktheni gishtin nga unë e ti lëshoni zagarët kundër meje por drejtojani atyre që e kanë bërë këtë katrahurë!
Ata po e shkatërrojnë PD-në në fazën kur duhet të ishte TORNADO e jo unë!
Andej drejtojini shigjetat e helmatisura!
Me rregjimin nuk është shaka por luhet beteja e ekzistencës së opozitarizmit, luhet fati i Shqipërisë dhe ekzistencës se saj!
Nuk është shaka!
Burimi/Facebook


Leave a Reply