Kam menduar se, nga e kaluara kemi mësuar mjaft, por, ja se po del fakti se, nuk kemi mësuar aq sa mos të nxitojm e si pasojë prap lëshime të bëjm.
Parase, muajin e kaluar të shkoj për Kosovë, më ftuan në disa takime, në mënyerë që një organizim proteste në Bruksel sa më shpejt ta bëjm. Pas konsultave për qellimin e protestës, unë konfirmova pajtimin tim por, do ta konsultojm edhe ftesën si dhë në emer të kujt për këtë protestë ftesën ta lëshojm.
Ndodhi ajo që unë, u dasht të shkoj për Kosovë, pas ardhjës time, koptova se këshilli organizativ, jo i zgjeruar ashtu si e kisha preferuar, kishte mar vendim, dhe ftesën e njëanshme e kishte bërë për publikim. Pas publikimit sajë, më ftojn që më 08.03.2025 në protestën e Brukselit pjesë më mar.
Kur lexova ftesën tashmë publike, thjesht nuk u pajtova, por nuk jam aj i cili pengoj, protestën më pikat e miratuara nuk e bojkotoj, atje do duhemi mundësisht sa më shumë më kënë, është protestë ndonse e vomuar për të mirën e vendit tonë, protestë kryesisht si presion mbi faktorin nderkombëtar të cilët, presion mbi politkan tonë tutje mos bëjn ngase kjo po na shqetëson.
Sqarimi se si reagova unë në ftesën e bërë tashmë publike nga këshilli organizativ ku unë mungova :
Të nderuar
Mendoj se, po të isha në paraperfundim, dhe publikim të ftesës, do ta preferoja në këtë formë ftesa më kënë, nga pervojat e gjata e thëm, aq më parë sot, kur protesta gjithëperfshirëse duhët më kënë, e di se si, njëanshmeria në opinion po na kushton, a në emer të pergjithshmës protestën e bëjm.
Tani e di, se pas publikimit të ftesës është vonë, por ta shoh qka më të tjerët mund bëj. Kështu si më poshtë ftesën do ta koshim bërë, i sigurt në suksesin gjithë popullor.
Jo LPK më ca shoqata në Belgjikë por :
Lëvizja kombëtare në perbërje të disa organizatave, dje ilegale sot legale, bashkë më shoqata tona në Mergim, dhe veprimtar i simpatizant të rezistëncës tonë kombëtare, konformë situatës aktuale, ato këtë ftesë bëjn :
1-Protestojm kunder presioneve nderkombëtare mbi politikanë tonë, ngase ky presion, pastaj më politikan tonë po na konfronton.
2-Protestojm kunder shkeljës së të drejtave të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanofc e Medvegje ku siq dihët tashmë botërisht, edhe dokumentat nga zyrët e gjendjës civili për regjistrim, Serbia i ka zhdukur e nen dry regjistrimin po e shtin.
3-Protestojm kunder shkeljës së të drejtave të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ku në ligj e kanë të drejtën e dy gjuhësisë, ligj ky të cilin as më gjuhë e as më flamur kombëtar, shqiptarët nuk don ti barazon aty ku në trojët e veta punojn,jetojn, veprojn. Thjeshtë, kërkojm që ligjin për këto të drejta, jo ta mbajnë të mbyllur nen sirtar por, në kushtetutën e shtetit ligjin ta akomodojn.
Për më shumë, shpresoj të shihemi, lexojm e degjojm më 08.03.2025 ora 14 në Place de Leuxembourg BRUKSEL
Është momenti ti harrojm se, kush më vatëdije a pa të, thjesht të prirë nga qellimi mirë edhe gabojm.
Ftojm Mergimtarët tonë, pa prishur plane as punë të veta, kush ka kohën e mundësinë, kësajë here si fillim i ri pas lufte, atje më kënë, a hera tjera, nese politika e plogsht ndaj neve nuk ndryshon, ne mund fillojm më protesta ashtu si në kohën kur të pushtuar kemi kënë.
Në kordinim më shumë shokë tjerë, pa dallim subjekteve, organizatave a shoqatave në Mergim, unë bëra këtë ftesë-publikim.
Pak foto këtu nga e kaluara jonë në arkiv, ta kujtojm jetën e cila na shkoj, më protesta pa u ndal.
Luzern 03.03.2025
Xun Çetta



Burimi/Facebook


Leave a Reply