Sovrani e ka thënë fjalën e vetë, zgjedhjet përfunduan, dihen fituesit dhe humbësit kryesorë. Ndërsa partitë politike po dëshmojnë një kulturë të lartë demokratike. Kancelari Olaf Scholz pranoi menjëherë humbjen. Humbjen pranuan edhe ekologjistët, ndërsa lideri i FDP Lindner dha dorëheqje menjëherë. Po fituesi? Edhe kandidati kryesor për kancelar, Friedrich Merz po dëshmon një kulturë të lartë politike. “Unioni CDU/CSU i ka fituar zgjedhjet e vitit 2025. Por më lejoni që në këtë moment feste të shpreh mirënjohje edhe për kundërshtarët tanë politikë. Kemi pasur një fushatë shumë të ashpër zgjedhore mes vete, që ka qenë e domosdoshme. Por dua të shpreh mirënjohje për kundërshtarët politikë”, tha Friedrich Merz, menjëherë në paraqitjen e parë pas publikimit të rezultateve.
Burimi/Facebook


Leave a Reply