* Persa i perket vlersimit qe emigrantet do te ken mundesi te votojne per here te pare, secili nga ju ka versionin e vet.
Sigurisht që ky ështe një permirsim i legjislacionit Shqiptare per një të drejt legjitime të mohuar nder vite. Cilido nga ne ka detyrimin moral, patriotik dhe demokratik të shpehin mendimin e tij per një Shqipri të moderuar dhe një vizion largpamës.
Per mendimin tim nga ana teknike është një aspekt pozitif që diaspora Shqiptare të jet pjes e procesin zgjedhor dhe të jap kontributin e saj elektoral, por nga ana proceduriale per mendimin tim ka një vakum që lën pas disa dilema që duhen per tu s’qaruar:
Per të krijuar një hapsir të gjërë besimi dhe mbeshtetjen e pa rezervuar të diaspores politika duhet të s’qaroj opinionin persa i perket pyetjeve të mëposhtme:
– [x] Pse vota e diaspora sot aktualisht ështe më e nevojshme se asnjëhere tjeter?
– [x] Ç’far roli do të luaj diaspora shqiptare në procesin e vendimëmarrjes në Parlamentin e ardhëshem?
– [x] Sa % të intelektualve nga diaspora shqiptare jan pjes e listave zgjedhore?
– [x] A mos klasa aktuake politike është konsumuar totalisht nga votuesit që gjenden në atdhun ton të dashur dhe po kerkojn mbeshtetjen e Diasporës per të realizuar ambiciet dhe axhenden e tyre personale apo të një grupi të ngusht bashkëpuntoresh?
Keto tematika mbeten per tu diskutuar dhe duan një pergjigje persa i perket transparencës dhe legjimitetit të votës së diaspores që të kemi një perfshirje të gjëre në votimin e 11 majit 2024
* Persa i perket pyetjes se sa nga Diaspora shqiptare do te jet pjese e procesit gjedhor?
Ështe një e drejt legjitime kushtetuese që cilido nga ne të shprehun mendimin e tij duke garantuar sigurin dhe lirin të votes së lire, të pa imponuar apo manipuluar nga komponentet partiak. Kjo ështe rruga baz që të krijon terrenin e duhur të jesh pjes e procesit zgjedhor.
* Persa i perket mendimit se a vota e diasporës do te jete e sigurt?
Shqipria ështe një vend pluralist me një demokraci të brisht që e ka vazhduar udhtimin e saj pothuajse që 35-vjet më par dhe është në kerkim të një stabilitetit gjeo-politik.
Per mendimin tim individi dhe grupet e interesit kan destabilizuar ekujlibrin politik dhe atë mikro/makro ekonomik të ketij vendi. Politikat dekonstruktive dhe mungesa e një vizioni të qart ka krijuar pasoja me permasa të medhe per menyren e jeteses dhe të menduarit në Shqiperi.
Politika e viteve të fundit ka dëmtuar rënde vlerat dhe identitetin e individit, vlerat intelektuale dhe nivelin akademik në pergjithsi.
Në vendin ton ç’do qytetar qoft banor i fshatit apo i qytetit duhet të identifikoj ngjyren e tij personale politike, ku ky aspekt per mendimin tim ka krijuar një kaos të madh të cilin po e vuajt Shqiptarët sot.
Politika në vendin ton shifet si një treg pune, ku mund të pasurohesh dhe ti shmanges pergjegjësive ligjore/ kushtetuse. Në këtë aspekt individi që arrin të jet pjes e saj mund të ket fitime kolosale që puna apo biznesi nuk ti ofron dot per vite të tëra. Kjo ka demtuar rënde vlerat demokratike dhe ka zhvilluar në permas të pa kontrolluara korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Prandaj në shqipri ka vetem një rrug të vetme “ose të jet pjes e politikes” ose të emigrosh.
Duke par interesin e “personal” mbi atë moral dhe ligjor më lën të deshiroj edhe per sigurin e votes që mund të shkoj në destinacionin e duhur dhe të ruaj vlerat dhe cilsit e saja demokratike.
Kaq persa i perket opinionit time që ju me kerkuat per zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ju faleminderit.
Burimi/Facebook


Leave a Reply