— Jo, iu përgjigja, nuk po plakem, po bëhem i urtë.
Unë pushova së qeni ajo që u pëlqen të tjerëve për t’u bërë ajo që më pëlqen. Unë ndalova së kërkuari pranimin e njerëzve të tjerë për të pranuar veten time. I lashë pas vetes pasqyrat gënjeshtare që mashtrojnë pa mëshirë.
Jo, nuk po plakem, po bëhem i sigurt, selektiv për vendet, njerëzit, zakonet dhe ideologjitë.
I lëshoj lidhjet, dhimbjet e panevojshme, njerëzit, shpirtrat dhe zemrat; jo nga hidhërimi, por thjesht për shëndetin.
I braktisa netët e festës për pagjumësi kushtuar mësimit; Ndalova së jetuari histori dhe fillova t’i shkruaj ato. I lë mënjanë stereotipet e imponuara. Unë ndalova përdorimin e grimit për të fshehur plagët e mia; tani mbaj me vete një libër që më pasuron mendjen dhe shpirtin tim.
Zëvendësova gotat e verës me filxhanë kafe, ndalova së idealizuari jetën dhe fillova ta jetoj atë.
Jo, nuk po plakem, sepse mbaj freskinë në shpirt, e në zemër pafajësinë e dikujt që e zbulon veten rishtas çdo ditë.
Mbaj në duar butësinë e një sythi, i cili me hapjen do të zgjerojë krahët drejt vendeve të paarritshme për ata që kërkojnë vetëm mendjelehtësinë e materialit.
Mbaj një buzëqeshje në fytyrën time që duket djallëzore duke vëzhguar thjeshtësinë e jetës, të natyrës dhe në veshët e mi cicërimat e zogjve që gëzojnë rrugën time.
Jo, nuk po plakem, po bëhem selektiv, duke investuar kohën në të paprekshmen. Po rishkruaj historinë që më thanë dikur, duke rizbuluar botë, duke rikuperuar ato libra të vjetër që i harrova në gjysmë të faqes.
Po bëhem më i kujdesshëm, i kam braktisur goditjet me kokë që nuk mësojnë asgjë. Po mësoj të flas për gjëra të rëndësishme, të kultivoj njohuri, të mbjell ideale dhe të krijoj fatin tim.
Jo, nuk është se po plakem për të fjetur herët të shtunave, është se edhe të dielave duhet të zgjohesh herët, të shijosh kafen pa u nxituar dhe të lexosh me qetësi një përmbledhje me poezi.
Nuk është për shkak të pleqërisë që njeriu ec ngadalë, por për të vëzhguar padurimin e atyre që vrapojnë dhe pengohen të pakënaqur.
Nuk është për shkak të pleqërisë që ndonjëherë heshtim, por thjesht sepse jo çdo fjalë ka nevojë për jehonë.
Jo, nuk po plakem, po filloj të përjetoj atë që më intereson vërtet.
Victor Hugo…
Burimi/Facebook/Gegenisht


Leave a Reply