Sali, o i miri baba!
Kthehu prape se beme shaka!
(Motive popullore vlonjate)
Sali! Sali, thrret gjithkah Malcija!
Lajmi se ne qendren e pedehit do të ndahen hajmali te shejtit Sali (buste, statueta e foto), doli nga zemra e dheut, rrodhi nëpër dejt e thelle deri te gjymtyrët e mpita të dheut që quhet Malesi.
Dhe bani të dridhen nga gëzimi frymorët që s’kanë me çka tjeter ta ngrysin jeten.
Malet, t’egra me mjegull e borë, qiella tue derdhë shì që të lagë deri në palc, kishin dashtë t’ia presin rrugën malsorit.
Por kush ia ndalon atij hovin kur shkon me marrë nji hajmali te Saliut?
Si thneglat që mblidhen rreth nji kores se misrit, q’ashtu janë mbledhur malësorët rreth ngrehines ku do te shperndahen statuja e foto te Saliut.
Nëpër luginat e maleve përshkohet malësori vetëm me një këmishë e brekë legjendare mbi shtat, për me mberritë në qendrën e shperndarjes, për me marrë ndonji shenje te shejt Saliut.
Kraharori i tij asht nji copë graniti që u shkëput prej malit dhe u vendos mbi dy kambë të drejta e të forta si landa e pyllit. Dhe lëvizet copa e malit pa bëzajtë.
Përpara vendit te shperndarjes bjerr cilsin’ karakteristike të vetën, dhe bahet frikacak, pse, – mendon ai – nj’ashtu e dojne muezinet e Saliut; përndryshe s’ka foto, s’ka hajmali!
“Si urdhnon zotni” përsëritet sa e sa herë në mënyrë qesharake, me të marrun zani, me gjeste majmuni – vetëm e vetëm mos me zgjue mninë e dhiakonëve që ndajnë hajmalite.
Dhe kur e marrin statueten, ase foton, mbasi e puthin dhe e ngjeshin pas zemres, nisen njeni mbas tjetrit gjatë udhës së malit të ngushtë dhe të jetës…
Ushtojnë luginat e malevet nga fjalët e malësorvet t’lumtun, që varg, njeni mbas tjetrit, ecin të ngarkuem me hajmalite e shejtit te tyne.
Vargu i tyne asht i gjatë pa fund, si asht i gjatë e pa fund gzimi i tyne. Mbi kurriz të vet barin nji barre te rande, barin jetën e vet, barin perëndin’ e vet. Perëndi e vërtetë – Saliu i dëshiruem.
Ndodh që ndonjenit, neper ndonji bire te kmishes bira-bira, i bie n’toke ndonji ikone e malcori nga mbrapa, pa e pa, e shkel; i treti qe vjen mbas te dytit, s’ia ban as nji as dy, – por ia hedh mallkimin e pamëshirëshëm: “Mos e shkel, he ty të shitoftë zana!”
Se shekulli i njëzetëenjitë asht shekulli i apoteozës së Saliut ndër foletë e shqipeve.
Burimi/Facebook


Leave a Reply