Më blasfemuan në gjyq vitet e mia
ankimi i tyre ishte
-Ky njeri i kotë
na tërhoqi zvarre pë gjithe këto vjet
duke penetrua si shurdhmemec.
.
Në gjykatë
mëngjeset e fëminisë abstenuan
Pranverat e rinisë
kërkuan amnisti për bemat
e viteve të harruara.
.
Vjeshtat e burrënisë u justifikuan
po ky u përpoq i vetëm fillikat
në halle,tallaze të pafund
e le ta falim të ziun.
.
Dimrat e pleqërisë më mbërthyen
– O plakush nga neve nuk ka ikje
Fletët e kalendarit po grisen
për ty jemi këtu në pritje.
.
Në momentin e fundit mora fjalën
– O vitet e mia
më ndjeni për kaq minuta
sa paskam jetuar gjatë të cilëve,
s’munda të bëjë më shumë.
.
Gjyqi s’tregoi “mëshirë” të me falë
Tani rri e pres dënimin
e grupmoshës së bardhë.
.
Gjeto Turmalaj.
Nga vllimi “Borxh per Neser”
Burimi/Facebook


Leave a Reply