Vetëm një ditë para futjes në fuqi të ligjit që e ndalon përdorimin e këtij shërbimi kinez, vetë shefat e TikTokut kanë vendosur të ndërprejnë shërbimet. Gati gjysma e amerikanëve e përdorin këtë shërbim, e shumë ameikanë, sikur edhe shqiptarë, e përdorin këtë shërbim për përfitime personale. Autoritetet amerikane kanë nxjerrë një ligj që parashikon që TikToku në Amerikë të ketë një pronar nga ky vend, sepse kanë frikë nga keqpërdorimi i të dhënave nga kinezët. Nëse nuk respektohen ligji dhe Apple apo Google vazhdojnë të ofrojnë shërbime të TikTokut, ligji parashikon denim për çdo përdorues nga 5000 euro, që do të thotë se denimi shumë shpejt mund të shkojë në miliarda euro. Sidoqoftë, tani presidenti i ri Trump (i cili nesër me 20 Janar merr këtë post) duhet të gjejë ndonjë zgjidhje se çfarë do të ndodhë. Ai vetë ka deklaruar se nuk është për mbylljen dhe ka propozuar një afat prej tre muajsh për zgjidhjen e problemit. Ka pasur madje edhe spekulime se miku i tij Elon Musk do ta marrë këtë shërbim në Amerikë, por ende nuk ka asnjë marrëveshje. A do të hiqet përgjithmonë TikTok në SHBA apo do të gjendet ndonjë zgjidhje, do të dihet dhe shihet shumë shpejt. Tani për tani shefat e TikTokut kanë paralajmëruar vetë ndërprerjen e shërbimeve. E se TikToku edhe mund të keqpërdoret ka treguar rasti i manipulimit të zgjedhjeve në Rumani, të paktën sipas autoriteteve të atjeshme. Çka mendoni, a duhet të ndalohet TikToku edhe në Kosovë dhe vendet e tjera me shqiptarë, apo duhet të gjendet ndonjë zgjidhje tjetër, për kontroll më të mirë?
Burimi/Faceboook


Leave a Reply