Besoj se xhelozia është tema më delikate për femrat. Patjetër që ka edhe burra xhelozë, por ata e shfaqin xhelozinë e tyre ashiqare. Gratë janë xheloze të mbuluara. Ka raste të shumta (numri i tyre vjen gjithnjë në rritje) kur xhelozia bazohet mbi ngjarje ose fakte të përfytyruara. Për këtë ka një fjalë të urtë:
Fantazia e njërit është shkatrrimi i tjetrit.
Sjellja e të dy palëve në rastin e xhelozisë është e ndryshme. Nëse burri është xheloz thotë: Po e drodhe muhabetin me dikë tjetër, më mirë mblidhi leckat që tani që mos të t’i shoh më sytë!
Gratë i bijen rrotull e rrotull. Duke folur, ato përdorin fjali të tilla si: … aha, do shkosh me shokët të pish një gotë! Sa për qejf… të shtunën më njëmbëdhjetë të natës. Uaaa, po telefonin si s’po e marrke me vete!? Që mos e humbësh gjëkundi, s’do mend! …dër, dër, dër… si e ka emrin bukuroshja?
Duket qartë ndryshimi. Në rrethet e specializuara kjo quhet “Frikë për humbjen e zotërimit”, por femrat s’e pranojnë këtë kurrsesi. Mund të bësh fare lehtë një provë të vogël. Mjafton të shkosh në shtëpi e ta pyesësh gruan tënde se ç’do të bënte ajo nëse ti s’do ishe më aty. Me siguri përgjigjia do ishte e prerë: Po të mos ishe ti, do ishte një tjetër.
Krejt me rrezik bëhet puna nëse gruaja e pyet burrin se ç’do të bënte ai nëse ajo do vdiste. Kujdes! Këtu është fjala përsëri për një pyetje kurthësore. Edhe po të thotë burri se s’do marr tjetër, do rri vetëm, s’do mundem më e të tjera përgjigje të ngjashme, përsëri s’do t’i shmanget dot diskutimit:
Gruaja: Siii? Do rrije gjithë jetën vetëm!?
Burri: Po, unë s’do doja asnjë grua tjetër si të kam dashur ty.
Gruaja: Ua, pse si do ta doje atë tjetrën ti?
Burri: Si…çfarë…?
Gruaja: Sapo e the vetë që s’do ta doje një tjetër si mua, pra do ta doje ndryshe. Si?
Burri: E nga ta di unë?
Gruaja: E sheh se do marrësh se s’bën një tjetër, se përndryshe pse do vrisje mendjen si do ta doje!?
Burri: Unë s’vras mendjen hiç se si do ta dua.
Gruaja: Pa shih, pa shih! E ditke atëhere si do ta duash! Cila na qenka kjo, mor?
Burri s’ka asnjë shans. Provo po të duash të kundërtën, pyete gruan se ç’do bënte ajo po të vdisje ti.
Gruaja: Do rri përgjithmonë vetëm!
Burri: E kush më thotë mua se do të jetë vërtet kështu?
Gruaja: Unë them dhe pikë!
Burimi/Facebook


Leave a Reply