Me çfar kemi degjuar nga 99.9% e shqiptarve qe iu nenshtruan skllaveris moderne pangreek, do ta cilsoja vehten me shum fat.Ne vitet 1990 nga qe debutoja ne tavernen e hotel Dajti kisha marr passaporten nderkomtare dhe çdo nate vinin ambasadore per te kaluar ore me muzike internacionale, ku pasi çfaqnin simpati e ju shfaqja deshiren per te patur nje vize per nje tour te mundshembartistik ne vendin e tyre si psh Suedi e para. France Kuba Belgjike Portugal ex Yugosllavi etj.
Pra ne nje kohe prej 11 muajsh kisha 7 viza ne passaporten shqiptare me kopertine te kuqe flak.
Si me ka mbrojtur engjelli i Zotit qe kurr nuk i kerkova tollacit ambasador greek qoft edhe nji her nji vize per Greqi, edhe pse gruaja e tij mjaft e hijshme kishte simpati si artist dhe me dhuronte cdo nate kartmonella gjer ne 5 mije drahmi…
Kuptohet se fund vitet 1990 eksodet shqiptare te justifikuara nga koha 100% shfrytezoheshin edhe nga ish sigurimi i shtetit te cilet ishin te paret qe te krijonin ngjarje te jashtzakonshme ne emer te shqiptareve qe te krijonin nje imazh sa me te shemtuar te Shqiptarit ne dhe te huaj e ne liri.
Ne fillim muajt e 1989-1991 ndoshta ishim vemendja ma e madhe e syve te gjith botes per shfaqjen e brutalitetit qe kishim kaluar.
Por qe ne nji kohe pun 20 muajsh u krijue nji imazh mjaft extrem negativ per rracen tone, si njerzit ma te rrezikshem qe i hyne europes nje imazh krejt negativ ne te tere ekstremet si shqiptar nga e gjitha mediat.
Ne se ne greqi ishte policia qe ushtronte dhune direkt mbi shqiptaret, ne Italia ne france gjermani zvicer ishte e gjith arsenali i mediave ne faqe te pare negacione “breaking news for albanians”.
Represionet ushtruar me te njejtin vulgatitet edhe mbi te ndershmit sepse ishin thjesht nacionaliteti shqiptar, edhe pse standartet e shteteve kishin dispropocionet mes tyre psh nji katund i avancuar si Greqia nuk krahasohej me asnji nga shtetet e Europes, bile as me ex Yugosllavia sidomos Sllovenia Croacia qe i kam vizituar dhe qendruar personalisht. Pa patur pretendimin me krahasu Austria Zvicera Italia Gjermania Britania Belgjika Spanja Franca Luksemburg etj.dhe vete Çekosllovakia.
Fazat e perceptimit te jetes ndahen ne dekada per njeriun.
Mua me gjet 1990 ne fazen e trete dhe doemos ish faza e kuptimit te lirise individuale kushtet e jeteses aftesit per tu pershtatur jasht realitetit shqiptar politik te mir hartuar pas perestroikan dhe ekonomis shqiptare super te rrenuar.
Mirepo te krahasosh sot realitetin me asokohe asht 1/9.
Sot le nji shtepi pothuajse private, nje realitet shum ma te zhvilluar ekonomik por qe nje zhvillim i tille ne permasa shkakton edhe nje konkurenc ma te ashper.
Sot le nje shtepi te mobiluar afersisht 100% me shum, se nje apartament ne europ qe qeraja mujore asht 1500-2500 € ne muaj dhe parapagese 3 muaj per sigurin e qeradhenesit.
Te mungon gjithshka ne ate banese qe le ne shtepin tende diku ne atdhe.
Te mungon koha qe shpenzoje neper kafe e bulevard me shoket e shoqet.
Ku shkove nuk ka kohe te lire e as mendim te lire.
Aty se pari perballesh me genjeshtrat e shqiptareve qofshin kushurinj te aferm apo miq.
Pastaj avokate ligje banka credi qe te varrosin avash avash per se gjalli.
Ata jan te paret qe jeta atje u kushtezon te jen armiqt e par ne dukje por ata te shkretet i dikton realiteti i atjeshem sepse disa pak çaste lirie u duhen per te mbydhur hapsirat e veta dhe nuk u del koha per boshllekun tend 98%.
Telefonatat tuaja me njerzit ne atdhe qe i le me borxhe per aventuren tande personale, nuk jan te sinqerta, por ti do te justifikosh parate e marrura borxh per te arritur enderren e shtepis se barit per enderren e nje jete ma te mire, por qe aftesia yte e manget te shtyn per ta shfaqur me disa fjale jo te sinqerta se:”kjo enderr gjer me tash esht nji zhgenjim total”.
Asnje nuk e mendon se atje çdo fatmbaresi per nji pune te ndershme asht aspak ma lart se nji pune ne shqipri qe krahasuar me page asht perfekt me standartin ku jeton dhe ku punon.
Kapitalisti i ka studiuar shum me perpara se ti te arrijsh atje.
Perdorimi i nje apartamenti atje ne kopé nga 20 njerez miq e te njohur eshte ne dukje nje shpetim per momentin por asnjeri nga keto 20 persona asht i ndershem ose i pandershem si ty.
Fillimisht ne psikologjine e sejcilit lind idea e nje virtual reality show por qe ne nji kohe shum te shpejte fillon e kthehet ne nji makth pyetjesh personale. Fillon pagjumsia fillon semundja fillon pesimizmi fillon stresi qe nuk te ndalet kurr gjer sa jep frymen e fundit.
Statistikat e burgjeve ne shtete te ndryshme shpesh shfaqin perqindjen e sasise se nacioneve ne at shtet qe jan te pranishem ne burgjet e tyre.
Po si nuk i fotokopjojne keta prinder keto statistika e ti vene ne korniza neper muret e shtepis se tyre kur kan nje adoloshent qe ushqejne me buk e pakenaqsi per vendin e tyre?
Pse nuk i shkon neper mend se me 20-30 mije euro borxh mund te krijojne diçka me fitim prurese ketu ne fshatin qe braktisen dikur?
Mendoni se historite me mergim nuk jan aspak tablo e plote e te rinjve qe u tregojn me 100 makina mesatare dhe te kushtueshme me targa angleze, por jane dhjetra e mijera te rinj ne burgjet e anglise wellsit skocise…jan lotet e nenave e baballarve e motrave qe i qajne pa mbarimisht.
Te mplakurit atje kan harruar se si ta fillojne e ta tregojne realitetin qe shkaterroi jetet e tyre per cdo dit atje.
Emigrimi nisi me pluralizmin politik shqiptar. Atehere pak me i justifikuar e sot me pak i justifikuar. Sot e atehere ishin njerezit qe dikur ishin ne strukturat e shtetit diktatorial te gjith ne pergjithsi ata pikerisht nuk u larguan.
Sot ata jan prap atje ku jan jan pikerisht ku u hartue nga perestroika andrra e tyre.
Edhe Rama u largue nga realiteti i pluralizmit.
Ai u dhunue fizikisht ne vitet 1991 nga njerzit e programuar ne PD e krijueme nga Ramizi dhe doemos u largue per tu kthyer me andrren e shkaterrimit te politikave perestroikane por nuk gjet vend ne asnji nga grupet e partive opozitare te shpallura teorikisht me nje fjale nga Ramizi, e sot akoma pretendohet sllogani i tij PS asht vazhdimsia e PPsh dhe PD asht opozita e saj(?!?)
Ne se me jepet edhe nji her nga Zoti e drejta me e fillue jeten nga fillimi, me te gjitha fajet gabimet personale do ta pranoja pa hequr asgje nga çfar kaloi.
I vetmi gabim jetesor 30 vjeçar qe i a hoqa jetes time padrejtesisht asht Mergimi, qe kurr nuk do ta perseritja kurr me, edhe pse ka qene shum ma nalt cilesisht se i te gjith artisteve te tjer.
E kam filluar jeten prej fillimit 4-5 here po me te njejtin standart.
Traumat e rrenimit te jetes per artistin jan shum ma te ndjeshme.
Por ndoshta stoicizmi ne ndjeshmerin e pranis se Zotit ne cdo sekond te jetes tande te ban edhe ma luftarak edhe ma ekzigjent.
Artistet e atjeshem e te kthyer e dine me fakte siç e di edhe un per jetet e tyre, por per mu e dine edhe shum e shum te tjer miq e dashamir.
Atje semundja vdekja jan me te buta se stresi i jetes se perditshme, por vdekja dhe semundja mundesisht jan te ndaluara.
Ketu jam i sigurt se edhe vdekja asht ma e ambel.
Respekte per durimin
Burimi/Facebook


Leave a Reply