Sikur fundi të jetë i ditur. Sikur çdo gjë do të ketë një përfundim të paramenduar. Sigurisht që çdo gjë do të ishte vepër e njeriut. Por diçka që nuk mundemi të hyjm në të, dicka që fshehet diku, mirëpo nuk ka asnjë gjasë të shihet, e qe besa edhe shumë gënjeshtra janë bërë në emër të tij. I perketë llojit të përfeksionizmit që sa do që njerëzit mundohen të arrijnë atë, fillojnë të jetojnë jetën e ëndërrave sepse realizimi është shumë largë. E kanë emërtuar fat në gjuhën tonë. Ai është misteri i së ardhmes, i kohës që do të vij, e që sapo të kalojë do ti hapë dyert të të tregoj çdo sekret. Por atij nuk i ngutet, për çdo sekond është në kohë reale. Dhe shumë lehtë kur dështojmë e shtojmë se gjithçka që ndodh, ndodh falë tij. E cila është e vërteta? E vërteta e cila vetëm në rast suksesi zbulon fytyrën e vërtetë. E cila i përket vetëm vetës tone, dhe fillojmë të i mendojm gjitha mundet dhe meritat për të arritur atë. Kësaj here harrojmë fatin i cili na kishte përcjellur dhe ishte kallëzuar kaq i mirë me ne. Por a ishte vërtetë ai i vetëm që kreu gjithë punën? Natyrisht që do ta gënjenim vetën edhe këtë herë. Kur dëshiron diçka mos prit që ajo të vij dhuratë, por duhesh të e krijosh edhe një shqisë, e cila shqisë do të të ndihmoj të të drejtojë tek caku. Kafshet gjejn ushqimin falë nuhatjes, nuk presin mëshiren e fatit për kushtet që ia ofron, e gjithashtu edhe gjitha shqisat tjera i përdorin vetëm për të mbijetuar dhe nuk tentojnë asgjë tjetër përpos rutinen për çdo ditë, pra i mjaftojnë vetëm ato shqisa që i kanë. A është ky një shembull i mirë që duhet të analizuar ne? Ndoshta ne nuk e kemi të zhvilluar shqisen e cila përmban në vete diçka shumë më shumë se mbijetesën e që në thelb na dallon prej kafshëve. E kjo shqisë pikërisht ndihmon në ushqimin e shpirtit. Por kjo shqisë tek shumica është ende primitive sikur tek kafshet, pra mjafton të ushqejnë shpirtin vetëm me mbijetesë dhe rutinë. Ushqimi i shpirtit nuk është diçka që preket, por ajo që të bën ta urresh përse koha ec kaç shpejtë, dhe ti ende ke edhe shumë gjëra tjera të bësh, ajo që mendimin për vdekjen e largon shumë largë sepse pas çdo caku të arritur të janë hapur edhe shumë caqe të tjera që shpirti jotë është shumë i uritur për t`i shijuar. Shumë të tjerë ndalojnë përpjekjet e tyre duke krijuar paramendimin se do të jetë e pamundur. Nëse një dështim do t`a ndal rrugtimin tënd, është sikur të ndalosh të ushqyrin vetëm për shkak se luga e parë e gjelles të djegu buzen nga pakujdesia dhe lakmia të e provosh shijen e saj sa më shpejtë. Për gjithçka ka zgjidhje, dhe ky duhet të jetë parimi për të ardhmen. Çdo sfidë pasi të tejkalohet nuk do ta ketë atë namin dhe entuziazmin që kishte gjatë kohës sa ishte duke ndodhur. Pra mos lejo të humbasësh shpresen se pas gjithë atij mundi nuk do arrish atë për çfarë je munduar. Edhe pse hapi i parë për çdo kënd është më i mundimshmi në krahasim me ndjenjën që të percjell, faktikisht është më i lehti të kalohet sa i përket mundit që bën për të. Por asgjë nuk është e lehtë në këtë jetë, madje i mundimshëm është edhe gjetja e arsyetimit të dështimit, por një gjë ngulite në kokën tënde, puna do të shpërblehet madje edhe me shumë se që e pret kur ti të arrish aty ku ke dashur gjithnjë. Një shpirtë i cili nuk ushqehet mirë, ai jeton në mjerim, mos lejo që shpirti yt të jetë pjesë e mjerimit.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply