Dikur dhëndrri nuk shkonte për të marrë nusen.
Kështu i binte që nusja me dhëndrrin takoheshin për herë të parë kur nusen e sillnin në shtëpi.
Pastaj prindërit e dy të rinjve linin një datë takimi mbas dy ose tre javësh,shkonte dhëndrri me prindërit bashkë me nusen te shtëpia e nuses.
Quhej miqtë të parën herë.
Kishin rëndësi të madhe gati si dasëm .
Pa tjetër këngë,valle,muhabet ,dolli e raki.
Mirpo për të provuar a ishte dhëndrri i zgjuar i bënin prova të ndryshme.
I vinin në samar të kalit ndonjë gjëmba që kur të hipte ai fakiri në kalë të shpinte kalin e t’a rrëzonte
Ose te oda ku ishin i bënin lloj, lloj ,provash.Me një gjilpërë me kyç i ngjisnin shilten ose ndonjë plaçkë tjetër.
Kështu që dhëndrri duhet të kishte situatën nën kontroll në çdo moment.
Se pastaj ata do qeshnin dhe thoshin që dhëndrri qënka leshko.
Qëlloi që njërit i qepën qilimin ku ishte ulur.
U me ngrit qilimin nga pas .Të gjithë Ahahaa!
Mirpo ky na paskësh qënë qerrata i madh.
E mori qilimin e palosi e hadhi në krah
Të gjithë po shikonin të çuditur.
Dhëndrri tha ju faleminderit o miq më dhatë çupën ,më dhatë dhe qilimin që të rrokullisen me atë.
Mbetën të gjithë me gojë hapur se ky i’a la dopjo gjashtën në dorë.
Lexim të këndshëm.pas tre ose katër ditësh do kemi tjetër tregim po me dhëndërr.
Burimi/Facebook


Leave a Reply