Qyteti i Elbasanit dhe krahinat kanë qenë objekt i penelit të shumë piktorëve të huaj, që e vizituan atë në periudha të ndryshme kohore. Një pjesë e krijimeve me temë nga Elbasani janë mbresa kalimtare, vepra te krijuara gjatë udhëtimeve në Shqipëri të piktorëve, përmes kalimeve në qytet. Pjesa më interesante e veprave u krijua nga piktorë, që qendruan më gjatë dhe krijimet artistike i realizuan, për të fiksuar mbresat nga jeta në Elbasan.
Xhorxho Oprandi (Giorgio Oprandi). Piktori italian viziton Elbasanin, gjatë qendrimit në Shqipëri më v. 1936-1937. si dhe ne vitet 1940-1941 .Pikturoi tablonë “Rrugicë në Elbasan”.
Kjo është nji tabllo e pitorit italian, Giorgio Oprandi, i cili ka qenë në Shqipëri në vitet 1940/41. (Il viaggio in Albania compiuto nel 1940 rappresentó per Oprandi un’occasione per nuovi spunti di approfondimento di vedute cittadine come Moschea a Elbasan 1940-1941). Ai hapi nji ekspozitë në Romë, qershor 1941, ku paraqiti 59 piktura nga vendi ynë. Nga Elbasani është vetëm kjo pikturë. Ai e titullon “Moschea a Elbasan”. Mendoj që është xhamia e Agait.
Burimi/Facebook/Arkivi historik i Elbasanit/Kastriot Kambo


Leave a Reply