-Kam fat qe kam lindur nga dy prinder qe jane martuar me dashuri.
Kam fat qe nuk kam qene pjese e organizates me famekeqe,e cila beri sikur udhehoqi vendin deri ne vitin 1991 drejt mjerimit.
-Kam fat qe familja ime brez pas brezi ka respektuar njeriun e lire, sa me larg pushteteve administrative te mbushura plot privilegje sipas trashegimnise te te gjithe vendeve lindore.
-Kam fat,qe kam arritur te perjetoj rikthimin drej orjentimit prej te ciles Shqiperia ime ka lindur,qe garantohet me hyrjen e Shqiperise ne NATO.
-Kam fat qe ,me rastin e kesaj pjesemarrje ne kete familje te madhe te demokracise. vargjet e mij , “Kemi shume per te ngritur ,kemi shume per te lindur,ashtu si nga agimi lind dita papritur’ kane mbetur te skalitura ne deklaraten e Departamentit te Shtetit te vitit 2005 te mberritur si pershendetje per kete ngjarje te madhe.
-Kam fat qe vazhdoj te shkruaj si kam shkruar duke qene ne anen me te bukur te botes ,ate qe ka thyer cdo kornize gjinore ,ose te moshave.,nga te cilat lindin te gjithe paragjykimet.
-Kam fat qe kam arritur te njoh disa nga shkrimtaret me te rendesishem te viteve 30-nga te cilat u konsolidua poezia dhe proza shqipe,e humnerave te medha.
-Kam fat qe kam qene ne Kosove qe ne vitin 1973, ku kam fituar shume miq .
-Kam fat qe qyteti im i lindje me ka dhene dy here mandatin e deputetes ne opoziten e rilindur te vitit 1991-93.
-Kam fat qe udhetimi im ne te kater anet e botes ku jane shperndare shqiptaret,dhe ku vajza ime eshte gjendur me pune,ka ndikuar per te rritur edhe cilesine e poezise sime,duke ndjere se bota eshte po aq e njejte sa edhe e pasur nga trashegimnira te medha.
-Kam fat te njoh poete te medhenj te poezise boterore si Tomas Transtromer qe si shqiptare me ka quajtur moter.
-Kam fat qe kam njohur nga brenda shume simptoma te jetes politike shqiptare,por edhe te rretheve kulturore artistike deri sot.
-Kam fat qe nuk e perdor fjalen kismet.,qe perseri duhet te thote fat.
-Kam fat te kem mike,aktoret e teatrit dhe filmit shqiptar,keto mjeshtre te shprehjes se bukurise se pashtereshme shqiptare.
-Kam fat te kem qene e mirepritur te shtepia e Vaze Zeles ne Bazel.
-Kam fat te mirekuptohem me shume se kedo tjeter me gra te mrekullueshme te brezit tim,ne zonat me te thella te malesive shqiptare.
-Kam fat te kem drejtuar Arkivin Sheteror te Filmit, ku ruhen thesare te medha.
-Kam fat te kem te afert te mrekullueshem, me te cilet me lidhin rrenje stergjyshore.
-Kam fat qe kam njohur Hedijen,nenen e Mevlanin gruan trup vogel qe kendonte shume bukur dhe me la amenet shume tekste kengesh –
-Kam fat qe mema ime,qe ka njohur shume plage te thella shendetesore dhe shoqerore, te me kete lene bekime te medha.
-Kam fat qe ne Shqiperi, per krijimtarine time me qendron shume prane Joni,qe eshte edhe djali i Mevlanit.
-Kam fat qe mema ime,qe ka njohur shume plage te thella shendetesore dhe shoqerore, te me kete lene bekime te medha.
-Kam fat qe t’i dua shume disa poezi te mijat.
-Kam fat qe kam lindur ne Shqiperi.
-Kam fat qe sa Isha duke bere kete bilanc,te festes se Vitit Te Ri,me sollen nje smoothi,per te me detoksifikur nga darka e brendshme..
-Kam fat qe Mevlani te mos cuditet nga ky bilanc,ku enigma me e madhe mbetet forca per te ruajtur me fanatizem lidhjen tone mbi 50 vjecare.
-Kam fat qe ne vitin 2025 qe sapo hyri ,mund te quhem edhe 0077 -ta.
Hanoi-ora 3.39 PM
Burimi/Facebook


Leave a Reply