
Kryeministri ka në plan të takohet me disa prej protestuesve të mërkurën, por i akuzon ata se po përpiqen qëllimisht të dëmtojnë ekonominë dhe imazhin e Turqisë
Re të dendura gazit lotsjellës hedhur nga policia kanë detyruar mijëra protestuesve anti-qeveritarë turq të largohen nga sheshi Taksim i Stambollit, pas një nate me dhunën më ashpër në më shumë se një javë.
Kjo ishte hera e dytë që policia përdori gaz lotsjellës, granata tymuese dhe ujë me presion për të zbrazur sheshin. Protestuesit përpiqen të ndalojnë autoritetet nga shkatërrimi i një parku publik pranë sheshit ku planifikoHet të ngrihet një ndërtesë të re.
Ata gjithashtu janë duke kërkuar që Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan të japë dorëheqjen, duke e akuzuar atë se ka imponuar pikëpamjet e tij konservatore islamike në një vend laik.
Kryeministri ka në plan të takohet me disa prej protestuesve të mërkurën, por i akuzon ata se po përpiqen qëllimisht të dëmtojnë ekonominë dhe imazhin e Turqisë
Tre njerëz kanë vdekur që kur protestat filluan pothuajse dy javë më parë. Rreth 5 mijë njerëz janë plagosur dhe mijëra të tjerë janë arrestuar.
Zeri i Amerikes
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply