A po vazhdon perseri loja ish komunisteve kunder Legalitetit ?Deri kur ?
-Eqerem Spahia mbas nje heshtjeje te gjate ka disa kohe qe po tregohet shume aktiv edhe ne media Po shfrytezon cdo rast. Edhe datat historike te P.L.Legalitetit po i perdor per te demtuar dhe defaktorizuar edhe me shume Legalitetin. Jo se drejtuesit aktuale te Legalitetit kane arritur ndonje sukses. Edhe keta e kane kthyer edhe me shume Legalitetin ne nje parti periferike dhe pa asnje ndikim ne politike.
– Nese disa aktivizimin e z Spahia si bashkekryetar i LZHK mund ta konsideroje si nje inisiative individuale per karriere politike, besoj se edhe Z Spahia eshte i bindur se LZHK nuk mund te marre deputet. Nese pozicionimi i z. Spahia me LZHK eshte nje menyre hakmarrjeje ndaj Legalitetit dhe per te treguar fuqine e tij politike mqse nuk e zgjodhen kryetar apo e larguan nga posti drejtues, edhe kjo do ta largoje edhe me shume nga Legaliteti dhe nuk mund te perdore si karte politike deshtimin e drejtuesve aktuale per te rimarre drejtimin e Legalitetit.
-Z Spahia i ftuar apo i paftuar, mbasi mori pjese ne aktivitetin e organizuar nga Oborri Mbreteror Shqiptar dhe P.L.Legaliteti per “100 vjetorin e Triumfit te Legalitetit” organizuar me dt 14 dhjetor, ne menyren me abuzive organizoi nje aktivitet te dyte per kete ngjarje, nje konference shtypi ku kerkoi qe 24 dhjetori te shpallet feste zyrtare.
-Z Spahia po perpiqet te beje te paditurin a thua se nuk e di se ne pushtet eshte PS, e cila sic edhe dikur PD, propogandon sot fuqimisht ne media pikerisht grushtin e shtetit te 1924 si “revolucion demokratiko-borgjez” Dhe nuk per t’u cuditur se perse te gjitha mediat, portalet ne vecanti te majtat i bene shume jehone aktivitetit te Z Spahia, madje edhe me teper sesa aktivitetit qe kishte organizuar vehte Oborri Mbreteror dhe P.L.L. Mediat ne titujt e tyre shkruanin: LZHK organizon konference ndersa z E.Spahiu i cili duhet te konsiderohet nje abuzues me emrin e legalisteve, ndryshe nga koha kur ishte drejtues i Legalitetit, tani e cilesonte 24 dhjetorin ndryshe: 100 vjet- Triumfi i Legjitimitetit te votes se lire dhe jo Triumfi i Legalitetit si rikthimi i institucioneve legjitime shteterore. Pse z Spahia termin Triumfi i Legalitetit sic eshte njohur tash 100 vjet po e zevendeson me termin Triumfi i Legjitimitetit te votes se lire.
-Mqse ne politike z Spahia eshte pozicionuar me LZHK, po punon kunder Legalitetit, te pakten te heqe foton me flamurin e Legalitetit qe ka vendosur ne fb dhe te mos beje sikur po sakrifikon shume per Legalitetin dhe legalistet. Per interesat e tija private po, e ka bere gjithmone. Edhe kur ka qene drejtues i P.L.L. e shfrytezoi Legalitetin per te punesuar te gjithe familjaret e tij dhe kjo vertetohet krejte lehte. ….
-Ajo cfare legalistet duhet ta kene te qarte eshte se: interesi i Legalisteve (ose mbreteroreve sepse kete term po perdor me shume dhe ne menyre abusive z Spahia) eshte forcimi i P.L.Legalitetit dhe jo forcimi i pozitave politike te z Spahia si pjese e LZHK dhe ne dem te P.L.Legalitetit
-P.L.Legaliteti por dhe Balli Kombetar mund te kujtojne vetem nje sukses elektoral Te Djathten e Bashkuar Shkodrane dhe fitoren e kryetarit te Bashkise Shkoder z Bahri Borici. Edhe atehere z Spahia besoj se e kujton kur erdhi per te perfituar politikisht ne takimin inagurues te DBSH te zhvilluar ne ish kinema “ Republika” sot kinema “Mileniem”, fitore e cila mbasi nuk u arrit te shmangej, ish drejtuesit qendrore te P.L.Legalitetit Guri Durollari dhe Ballit Kombetar e sabotuan DBSH duke ofruar edhe P.Republikane dhe Sabri Godon misionarin e Ramiz Alise kunder pronareve.
-Mos valle z Spahia ka dale nga “ konservimi” ku sic duket ka qene deri tani, po vazhdon te njejten detyre te ngarkuar qe ka ndjekur kur ishte drejtues i P.L.Legalitetit, e cila ishte nje qellim i percaktuar qe ne platformen e Ramiz Alise qe fillim te viteve 90 per te percare P.L.Legalitetin dhe Ballin kombetar.
-Pervec perpjekjes se z Spahia per defaktorizimin e metejshem te P.L.Legaliteti, heshtja dhe pasiviteti i drejtuesve aktuale te P.L.Legalitetit ka krijuar nje klime mosbesimi ne elektoratin e djathte aq sa P.L.Legaliteti ( ashtu dhe Balli Kombetar) dy partite me te vjetra nacionaliste nuk konsiderohen me as faktore. Dhe jo se nuk kane mbeshtetes.
-Fatkeqesia e ketyre dy forcave politike P.L.Legaliteti dhe Balli Kombetar kane qene pikerisht drejtuesit e tyre qendrore. Me keqardhje por ka shume pikepyetje jo vetem per aftesine e tyre por sinqeriteti dhe ndershmerine politike te tyre ne raport me subjektet e tyre politike P.L.Legalitetin dhe Ballin Kombetar

Burimi/Facebook


Leave a Reply