Shkruan: Reshat Sahitaj
Pak ditë më parë, në mediet tona “shkëlqeu” emri i ministrit të Bujqësisë z Faton Peci.
Faton Peci, krenohej që e paska “zbuluar një sekret” që e dijnë i madh e vogël, lidhur më veturën e Behxhet Pacollit që u gjetë në vendin e ngjarjes tragjike ku u vra Jusuf Gervalla, Kadri Zeka dhe Bardhoh Gërvalla.
Për habinë time më të madhe, Behxhet Pacoli në vend që seriozisht të merrët më akuzën që ia bëri Faton Peci, ky e këshillon akuzuesin për qetësim dhe durim.
Eshtë e ditur që nga 18 janari 1982
Behxhet Pacilli ia ka dhënë makinën (veturën kryespiunit të UDB-së SELIM BORSHËS.
Në bazë të dokumentave të furnizuar nga Jugosllavia me vula kufitare BEHXHET PACOLLI ka qenë në Maribor. Vulat në pasaportin e tij janë dokumente të pa kontestueshme që gjyqi i Gjermanisë nuk ka pasur fakte për ta burgosur Behxhetin.
Në dosjën për zbardhjën e vrasjes se tre patriotëve shqiptarë me 17 janar 1982, ka edhe emra tjerë e njëri prej tyre ka mbajtur burg me muaj të tëra si i dyshuar për këtë vrasje. Ky i dyshuar në hetuesi ka deklaruar se atë ditë ishte të motra e tij shumë km largë vendin të ngjarjëes.

Pra FATON PECI nuk deklaroi diçka të mençur, por vetëm u mor më një temë që as vetë nuk ia din përgjigjën.
Njëri nga këta të dyshuar për vrasjen e Jusuf Gërvallës , më akuzoi mua dhe Hysen Gegën që kemi shkruar për të dhe vetëm tani në shkurt 2024 e fitova gjyqin kundër këtij të dyshuari.
Pse mediet nuk më thirrin mue, që me Jusuf Gervallën kemi pasur relacione qe nga Kosova e deri pak muaj para se te vritej?
PËR JU QE DEKLARATA E BEHXHET PACOLLIT DHËNË POLICISË GJERMANE
ST 33 për LKA BË (Enti i Kriminalistikës i Landit Baden-Ëürttemberg)
Aktualisht në Heilbronn, më 5 shkurt 1982
Notë zyrtare
Lënda: Vrasja e trefishtë e tre jugosllavëve në ekzil më 17.1.1982 në Untergruppenbach, Qarku i Heilbronnit;
këtu: dyshimi (indikacioni) sa i përket veturës Mercedes, me targa zvicerane TI-30408
Më datën 5 shkurt 1982 zoti ZËEIFEL nga Policia Federale në Bernë njoftoi përmes telefonit se është kryer verifikimi i alibisë i mbajtësit të targave me numrat e lartpërmendur.
Mbajtësi Behgijet PECOLLI (Behgjet Pacolli) deklaroi me sa vijon dhe këtë e dëshmoi përmes vulave në pasaportë dhe faturave të hoteleve:
tha se më 9 janar 1982 ka udhëtuar nga Chiasso në Jugosllavi.
10 janar 1982 – 03:00 – kalimi i kufirit.
Tha se më 10 janar 1982 ka qenë në Maribor për të marrë një vizë për në Shqipëri. Tregoi se me veturën e tij Mercedes ka udhëtuar deri në kufirin e Shqipërisë, ku e kishte lënë veturën. Tha se udhëtimin në Shqipëri e kishte bërë për shkaqe zyrtare, andaj nga pika kufitare Sedar kishte udhëtuar më tutje me një veturë zyrtare.
Sipas tij, më 17 janar 1982 përsëri ishte kthyer në Jugosllavi (vula hyrëse gjendet në pasaportë). Tha se në orën 03:00 (18.1.82) kishte arritur në vendlindje, ku kishte qëndruar deri më 20.1.82. Më 21.1.1982, sipas tij, ishte kthyer në Zvicër.
Ai (Pacolli) tha se e njeh Selim BROSHËN. Bëhet fjalë, sipas tij, për një kushëri të largët. Pacolli tha se e di që BROSHA është shef policie dhe se punon për UDB-në (UDBA). Por tha se mban pak kontakt me BROSHËN.
Raporti mbi verifikimin e alibisë i dërgohet Komisionit të Veçantë; po ashtu edhe kopjet e dëshmive të ofruara.
(Nënshkrimi)
(Müller) KHK
Burimi/Facebook


Leave a Reply