…Parë në formën e spekterit të dritës është përçimi i njëjtë i midis dy personave në inteligjencë,botëkuptim,
reflektim në lidhje me një situatë të caktuar,të ngjashme,të ndryshme në specifikë të arsyetimit.Gjithë kësaj i bashkangjitet dhe ana semtimentale që merr përparësi pas akomodimit që fal mënyra e të logjikuarit.
Emërtohet fushë magnetike për të shpjeguar sa më qartë rolin që ka mënyra e të shprehurit,sjelljes,dhe ndërveprimit për të arritur në një përfundim të tillë.
Gjithnjë e më ndërlikuar është bërë komunikimi për shkak se individë me njëri tjetrin nuk arrijnë të perceptojnë rëndësinë e të komunikuarit nëpërmjet diskutimit,alternativës për tu përfshirë në çështje që kërkojnë shtjellim dhe vazhdimsi për të etiketuar.
Ndryshimi mbi koncepte të ndryshme jetësore,si dhe trajtimi për të argumentuar funksionin e të menduarit ka bërë që edhe zgjidhjet të jenë të komplikuara.
Përmirësimi rreth komunikimit dhe infulenca që ka për të krijuar “valë” të njëjta në fushën magnetike duhen marrë si domosdoshmëri për të arritur në një dyjëzim të këtij proçesi sa të vështirë kur mungon po aq dhe super arritje kur e gjen pasi nuk shpenzon kohë për shpjegime të tepërta,kuptohesh pa fjalë,nuk hamëndëson,as paragjykon.
*****************************
Thënie.
-Nëse gjen një mëndje njëjtë me tënden,
është dhurata më e çmuar që mund të marrësh nga jeta.
-Në momentin që vendos të braktisësh vetminë sigurohu që ke gjetur gjysmën e vetes tënde.
-Me librin bëhesh dy mëndje kur s’të ofrohet mundësia me realitetin të përshtatesh.
-Mund të kuptohesh kur bisedon me dikë por të mirkuptohesh është më e komplikuar.
-Dëshira për të komunikuar njerëzishëm shpie në ndërtimin e urave të mëdha.
Burimi/Facebook


Leave a Reply