Larg syve, larg zemres, thone ca fjale te vjetra shqipe.Keshtu i ndodhi edhe Parashqevi Simakut me publikun shqiptar,me programet dhe me trashegimnine e saj muzikore Te gjithe marredheniet e shoqerise shqiptare, jo me jeten e saj , po me zerin e saj, u kthyen drejt zeros, deri sa dikush u kujtua ta trajtoje mediatikisht nje braktisjeje totale te cilen duket se e ploteson proverbi,te largohesh, do te thote te vdesesh nga pak.Kenga e Parashqevi Simakut u la n gjendje te ngrire pa u trasmetusar per nje periudhe te gjate,megjithe kthimin e saj ne prag te vitit te lodhshem dhe stresues te plumbave te vitit 1997. Disave, sidomos atyre qe akuzat i shtrijne ne ceshje te saj personale ,mund t’u kujtohet sado pak edhe shkrimi biblik, kur turmat i sulen per te qelluar me gure Maria Magdalenen.(Edhe sot ka vende ku femra qellohet me gure)Disave mund t’u jene kujtuar dhjetra deshmi te levizjes “Me too,”madje edhe Zelda ,bashkeshortja e Fitxherald, te cilen e mbyllen ne nje spital te semundjeve mendore. Pergjigjen me emocionuese,une vete e mora ne nje lokal te muzikes live ne Tirane, ku shkova pothuajse sa per te pershendetur disa mikesha te mija te letrave, pa e ditur se do te degjoja pothuajse gjithe repertorin e kengeve qe ka kenduar Parashqevi Simaku dhe qe i takojne se pari brezit te vajzes sime.Mund te them se ishte nata qe perfundoi plotesisht edhe snobizmi im, qe fale etjes te dikurshme per te’kaperxyer kufijte’, nuk i kisha degjuar me vemendje tekstet e kengeve te kesaj kengetareje, pervec kengeve popullore te kenduara prej saj mrekullisht.Per impaktin e saj ne jeten muzikore deshmitare kam qene ne nje koncert shume te rendesishem qe ka mbajtur ne Sarande, me jehone te madhe deri ne fshatrat e thella, kur dhjetra njerez vinin te shihnin Vivin e sotme, jo si militante te sotem partish, qe nisen ne mitingje me autobuze dhe makina, por pa u thene kush , duke ecur me kembe, duke terheur zvarre ato sandalet plastike,ose opingat e rrjepura qe nuk u shqiteshin ende nga kemba. Sot i perfytyroj edhe me ndonje krrabe ne duar.Kur vdes kujtesa keto nuk kane rendesi.Por kujtesa nuk ka vdekur. Fati i sotem i Parashqevise vertet po shkund ne menyre te cuditshme te gjithe kujtesen shqiptare,deri ne pergjimet qe mund te kene ndodhur prapa nje dere, e deri ne nje vagon treni, apo komitet partije,apo te nje marketingu te qellimshem te mediave te sotme qe vuasjne per sdkuupe dhe klikime. Te gjitha jane thene e do te thuhen mbare e mrapsht ne kete vend, si ndodh rendom me jeten e artisteve te degjuar ne gjithe boten.,sepse eshte ne natyren e njeriut,te ushqehet edhe me fatkeqesite,si ushqehet per dite me fjalimet e shume pak njerezve te botes, te cilet krijojne marketingun me vendimtar.Ndersa ne te tjeret te marketingjeve te vogla. oo te ishim me me zemer,do te shkonim te blenim Cd e Parashqevi Simakut,per ta ndihmuar sado pak ekonomikisht,sipas fuqive vetjake,pa pritur vetem meshiren ose zemergjeresine e dikujt.Por nuk esht fjala per te diskutuar vetem per fatin e Parashqevi Simakut.Eshte fjala per te njohur veten me mire sejcili prej nesh.
Nje prej gabimeve,qe e provojme kur gjykojme per nje tjeter,eshte kur marrim persiper te flasim ne emer te te gjitheve.,pa kuptuar se ne cdo opinion sejcili pergjigjet per koshiencen e tij.
Une vete ne ate lokal,ku kendoheshin edhe kenge korcare me duhet te flas vetem per kengetaren qe solli kenget e Parashqevi Simakut ne nje salle te mrekullueshme,te mbushur me njerez te mrekullueshem.Por mund te flas edhe per ate koshience kolektive,qe nuk nuk mund te cenoje kengen e nje kengetareje me kulmin e saj ne fundin e viteve 80, dhe qe nuk pyet per cfasre do lloj opinioni te semure,aq me teper sot,kur lirite e perzgjedhjeve te jetes nuk po njohin kufinj.Nuk kam ndjere ndonjehere emocione te tilla te bukura,mes dhimbjes se madhe ndaj te ciles edhe vete Parashqevi Simaku nuk ka qene aq e ndjeshme pervec deshires per te pare te birin.Kendonte kengetarja po mua me dukej se diku po kendonte edhe Manon Lesko,madje edhe kengetarja qe i ka dhene ze Nikole KIdman ne Mouline Rouge.Kendonte per hir te grave te stermunduara nga plage te ndryshme, sociale ,vetjake.Se bashku me Shpresa Kapizysin e pame veten te perlotura,.E ndjenim se bukuria e solidaritetit njerezor, po jepte nje pergjigje ,sidomos me te gjithe gjinine femerore,qe dinte kenget.Isha me fat qe u ndodha aty,sipas nje koincidente te domosdoshme.Ishte mbremja e 20 dhjetorit,nje dite parafeste.Sot eshte 21 dhjetor dita me e shkurter e vitit.Pas dy ditesh nisem te vajza ime dhe shpresoj te me vije ndonje foto me te gjithe lotet se kane qene
lote te mire.
Ne ka ndonje qe nuk di ende cfare ka ndodhur me Parashqevi Simakun,para se te arrinin te kujdeseshin per te ,duhet thene se ajo pas nje martese te pasukseseshme,kishte perfunduar ne nje stacion metroje te New Jorkut
si homeless. .
Burimi/Facebook


Leave a Reply