Unë do shpall Dusharin fshatin tim qytet shtet.I bëj thirrje qeverisë po deshi të hyjë në Evropë të pranojë kërkesën time!
Ç’janë këto ëndrra qesharake në këtë kohë moderne?
Serbia kërkon asoçacion kur Preshevës i ka shkelur me të dyja këmbët të drejtat si pakicë kombëtare.
Nga ana tjetër Greqia vënd antar i NATOs ku jemi edhe ne, antare bashkimit Evropian kërkon asoçacion në jug të Shqipërisë.
Edhe kush?
Një shtet që kur venë qytetarët në doganë dhe pashaporta e tyre ka vendlindjen Çamëri i vë kryq dhe nuk i lejon të futen te vatani i tyre.
Ore çfar bëhet kështu,?
Në vënd të kërkojmë ne kërkojnë këta.Në vënd që të qajnë Qetë nga lodhja qan qerrja.
Më kujtohet i madhi Loro Boriçi, ai thoshte në sport mbrojtja më e mirë është kundërsulmi.
Po siç duket e paskan mësuarë edhe armiqtë e vëndit tonë këtë strategji.
Pleqtë tanë andej nga ana jonë këndonin një këngë ,më kujtohen dy vargje:
-Motër isha me Greqinë,
Shoqe mos mu njftë kurrë!
Sa pashë thellë qënka varrosur e drejta e kombit tonë?
Ndërkohë më vinë ndërmënd vargjet e të madhit Çajup:
Luftën që zhduk njerëzinë.
Nuk do t’a doja kurrë!
Po në më shkelshin kufinë
Do të luftoja si burrë.!
Burimi/Facebook


Leave a Reply