Ismail Kadare dhe Parashqevi Simaku, nuk janë të vetmit që kishin bërë emër në Shqipërinë socialiste, por nuk e ruajtën në “demokraci”.
Eshtë i madh numri i shqiptarëve, të fushave dhe niveleve të ndryshme akademike në shtetin amë, që e braktisën atdheun !
Ajo braktisje, që fatkeqësishtë nuk ka të ndalur, s’ka se si të ishte dhe të jetë ndryshe, veqse e programuar, ishte dhe mbetet thikë pas shpine për Kosovën dhe viset tjera autoktone shqiptare në ish Jugosllavi, ngase “ndodhte”, në rrethana vendimtare historike, kur kjo pjesë e atdheut, luftonin dhe qëndronin mbi një shekull, ishin përgatitur, përkrahur dhe fuqizuar aq vite edhe nga shteti amë, për t’u ҫliruar njëherë e përgjithmonë nga ngrehina artificiale, me emërin jugoserbi, e që ishte formuar enkas për ti shfarosur shqiptarët.
Mashtrimi nga demokracia e rrejshme në shtetin amë, por edhe vetmashtrimi, se me shkatrrimin e shtetit që e kishin ngritur me aq mund dhe sakrifica, do t’iu vinte ҫeku i bardhë, por dhe do ta gjenin ate rrugëve të botës nëse e braktisnin vendin, ju kushtojë, mijëra e miliona shqiptarëve në të gjithë shqiptarinë, kujt me humbje jete detrave dhe rrugëve të braktisjes, kujt me burgosje dhe poshtrime të ulta burgjeve dhe skutave të llojllojshme të botës së “civilizuar”,…. e shumicës dhe të gjithëve, po na kushton, me shkatrrim familjar, shoqërorë dhe kombëtar, me pasojë përfundimtare: SHPOPULLIMIN- ASIMILIMIN -ZHBËRJEN.
Kjo dergjë shpopullimi,që u përhapë si rrufe në mbarë gjeografinë shqiptare, u përhap, për arsyen e thjeshtë, ngase shteti amë, ishte busollë orientuese,dhe siguri e vetme, për shqiptarët kudo që ndodheshin.
Që të vazhdojë deri në përfundim zhbërja, këto dhe këso shfaqjes të ndjeshme, të dhimbëshme, pavarësishbtë kujt ku dhe kur i kanë ndodur, që i vijnë kombit herë pas herësh, sipas skenareve, vijnë jo se u dhimbsen skenaristëve, por vijnë pikërishtë, në situata të ndieshme kombëtare, që të harrohet plaga më e rëndë kombëtare që e ka goditur ndonjëherë kombin tonë, dhe se kjo plagë nuk zgjidhet me raste individuale.
E tërë e keqja që po i ndodhë kombit tonë, ka për bazë DEMOKRACINË e rrejshme, me udhëheqësi të rrejshme dhe thellësishtë kundërkombëtare, që ka gati 40 vite, po të njëjtat, apo rrjedha e tyre, nuk i heqen popullit nga qafa në të gjithë shqiptarinë.
Përjashtimet për të mirë janë të vogla !
Se ҫka i solli kombit demokracia e rrejshme, e tregonë edhe kjo vjershë në vazhdim!
Ilia Kokthi,
BIR SELMAN I NËNËS…!
Bir Selman i nënës
Kë të qaj më parë
Njëri është i rrjedhur
Tjetri është i marrë
Bir Selman nënës
Kë të qaj më parë
Njëri të rrjep
Tjetri të merr zvarrë
Bir Selman i nënës
Kë të qaj më parë
Nënë Shqipëri
Sytë ç’më kan parë
Bir Selman i nënës
Kë të qaj më parë
Njëri vret nënën
Tjetri vret babanë
Bir Selman i nënës
Kë të qaj më parë
Njëri vret motrën
Tjetri vret vëllanë
Bir Selman i nënës
Kë të qaj më parë
Si u katandisëm
Me lot seç kamë qarë
Bir Selman i nënës
Kë të qaj më parë
Disa vjet më parë
Sytë s’na kishin parë
Një zog të vrisnim
Zemra drithëronte
Në dhimbje të madhe
Ajo seç rënkonte
Bir Selman i nënës
Kë të qaj më parë
Dikush na mallkoi
Që ditën e parë…!!!
Jo, jo, nuk na mallkoi kush se mallkimi është vetëm fjalë-bestytni, por e mallkuam vehten, ngase u besuam dhe po u besojm vazhdimisht gënjeshtrave dhe gënjeshtarëve, që nuk kanë tjetër zanat veq rrenës dhe mashtrimit për interesa të tyret dhe atyre që na i servojnë.
Demokracia e rrejshme, rezultatin e ka të rrejshëm, por zhgënjimin e ka të vërtetë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply