HYRJE
IRINA HYSI MA
Ky libër është një studim i ri eksperimental, i bazuar me vetëdije në urtësinë e Mjeshtrit të madh Miho Gjini, e cila vërtetetohet përmes eksperimenteve shkencore natyrale sociologjike, me analiza të ndryshme, dëshmi, shënime, kujtime historike dhe emocionale nga vetë jeta dhe veprimtaria e subjektit, të cilat synojnë të demostrohen, si në shkencat e forta ashtu edhe në ato njerëzore, në syrin kritik të Mjeshtrit te Madh, duke zhvilluar modele në kontributet e hulumtit të kryer.
Që nga Aristoteli (384 – 322 para Krishtit), i cili tha se: “Teoricienët e aktrimit debatojnë, nëse aktorët ndihen vërtet me emocionet e tyre që ata portretiziojnë në skenë, me artistë vlerash të përkushtuara”, i cili propozoi shkencën si një grup gjykimesh dhe sugjerimesh. Ose, si shprehet Denis Dideroi (1830): “Me aktorë që jo vetëm portretizojnë, por na bindin, duke përdorur ndryshime fizike në fytyrën, zërin, dhe trupin e tyre, për t’iu përshtatur koncepteve standarte gjestike, në kapjen tridimensionale të lëvizjes”! Rëndësia themelore e kësaj rrjedhe të librit të mjeshtrit Miho Gjini, i cili na sjell gjetje karakteristikash individuale aktrimi, flitet për “25 Bashkë Yje”, në kontrast për të dalluar personazhet, me tiparet e tyre aktruese, në bazë të personalitetit.
Në këtë libër, trajtohen tre dimensione statitikisht në siguri dhe bashkëpunim në tre nivele pohimi:
1. Elemente të qëndrueshëm të interpretimit, të levizshme, në aspektin psikologjik.
2. Elemente të përgatitur për një botë që ndryshon vazhdmisht dhe në përmirësim të vazhdueshëm.
3.Instrumenti i mënyrës së konfliktit, për të klasifikuar personalitetin!
Qëllimi i këtij libri është pozicionuar në mënyrë ideale, për të arritur në shkollat dhe universitetet një brez global me cilësi të lartë e të avancuar kërkimore dhe të transformojë idetë në veprime me njerëz të përkushtuar të ekselencës, të gatshëm për të përballur sfidat e një shoqërie globale që ndryshon me shpejtësi dhe që drejtohet nga inteligjenca artificiale…

Libri vjen si një kërkim i ri, në tre brezat, në mëndjendritjen e Mjeshtrit Miho Gjini, si një debat në “tryezën e rrumbullakët” të mendimit, falë këmbënguljes së mjeshtrit në sitë, përpara se të vejë te lexuesi i librit si emocion i parë që shqyrton në një mjet vetëshprehjeje virtualisht. “Pavarësisht nga metoda që përdoret për të hyrë në një karakter manifestimi të shprehjes, jo në forcat e brëndshme levizëse, për të egzaminuar ndryshimet imagjinare të personazheve, gjatë shfaqjeve skenike, bazuar në pohimet e vëzhguesit, në dy dimensionet e personalitetit dhe bashkepunimit”,- sikundër shprehej Teoricieni i Madh i Shkencës Teatrore Kostandin Stanislavsky që në vitin 1936.Është një e vërtetë e madhe se aktrimi qëndron brënda qendrës së asaj “kornize” që e quajtën TEATËR, qysh në mijëvjçarët e parë të njerëzimit pagan, kur festonin të korrat e tyre, për nderin e perëndive pagane….
Dhe deri në ditët tona, kanë mbetur të shkruara ndër lëkura kafshësh e papiruse edhe shkrimet e para, me heroglife, nga ata persona që bashkëudhëtonin me teatrin e shkruanin për të. Në kohën e sotme, .nuk do ta njihnim dot TEATRIN, pa tragjedianët e lashte: Eskilin, Euripidin, Sofokliun e Aristofanin, të cilët sollën në veprat e tyre të para monologun e dialogun, korin e aktorin interpretues. Kritiku dhe regjizori – pedagog Miho Gjini M.Ma u ka sjellë lexuesve, aktorëve dhe studentëve të artit pesë monografi të shkruara për themeluesit e Teatrit Shqiptar, si edhe 10 portrete në librin e tij “Jetë Artistësh” që kijuan atë “urë kalimtare” drejt një Teatri Dramatik Profesionist, i cili sjell para njerëzve të skenës e të kinemas shqiptare të ditëve të sotme edhe 25 yje- portrete të artistëve që krijuan në periudhën e të dy sistemeve shoqërore, duke evidentur kështu “BREZIN E ARTË TË AKTRIMIT”, si një fenomen krejt i ri e cilësor…E gjithë kjo “gamë krijuese” shënon një bashkëudhëtim krijues me teatrin dhe për teatrin…!
A kërkojnë eksperimentet gjysmë-teorike-gjysmë artistike, zhytje në praktikë dhe a nuk përjashtojnë shpërndarjen e madhe teorike?
A do ta shohim këtë sitë të ardhme si një rikompozim të së shkuarës, përballë mundësive të reja që ofron e tashmja, të cilat kanë shtrirë dekadat deri më sot?
Formimi i “25 yjeve”, si një fuqi ndërdisiplinore të vlefshme për të përmirësuar teatrin që duam t’i ofrojmë vetes, është një projekt social dhe edukativ, për të krijuar një shoqëri harmonike me strukturë dhe elitë të aftë në Skenën e Teatrit dhe filmit. Secila prej “figurave Yje” të përzgjedhur është një pjesë e periudhës së veçantë të historisë. Duke arshivuar kështu, jetën e veprimtarinë e gjallë të këtyre artistëve të pavdekshëm që ngritën tempujt e dijes përmes artit të shtatë, formësuan shëmbëlltyrat e të dy epokave shoqërore, bënë e shkruan “Historin e Artit Shqiptar”, si edhe fiksuan historikun e kësaj kohe kalimtare. Aktrimi është e mbetet kontributi më emocioanal i një jete krijuese, si ecuri epokale në disa breza.
Profesor – regjizori i filmit, Mjeshtri i Madh Kristaq Dhamo më thoshte se: “Miho Gjini është kritiku i fjalës së urtë, të thënë thjesht dhe shkurt, e cila ka atë magji plot fuqi të fjalës që të informojë dhe bindë opinionin publik me një fjali të vetme! Nga të vetmit që kanë ngelur!”
Është e rëndësishme të thuhet me këtë rast, se ky studjues i pa lodhur, përherë i freskët edhe pse kaloi ndëshkimin e pamerituar të “Zeusit”, është e mbetet si një martir i një jete e veprimtarie të gjatë studimore e botuese, duke ezauruar kështu edhe atë “kohë të humbur” gjatë persekutimit prej diktaturës së egër, për të qënë edhe më i ri akoma,me një akumulim mbresash e kujtimesh që janë të domosdoshme edhe për Shkollën tonë të Lartë të Aktrimit që e ka nisur jetën studimore pa asnjë tekst e pa përkthime të teoricjenëve të huaj që “hodhën bazat” e shkencës së artit në përgjithësi e të Teatrit në veçanti… Ndaj ka qënë, është e mbetet ky jetëvlerësim burimor e analitik i mjeshtrit Miho Gjinit, që do të qëndrojë dhe në bibliotekën e studentëve të aktrimit, po edhe ndër duart e lexuesve e të spektatorëve kureshtar, që i kanë parë rolet e këtyre artistëve të pazëvendësuëshm, për të cilët, autori shkruan me emocion e përkushtimin e një pedagogu të tyre, me dhimbje të thellë për ata që ikën dhe me dashuri, veneracion e shpresë për të gjallët që hijeshojnë shfaqjet e filmat tanë.
Ky libër i vjen lexuesit dhe studentëve të aktrimit në formën e tij më të pastër krijuese përmes, vërtetësisë artistike të figurave të ndritura e të përzgjedhura nga Mjeshtri i Madh Miho Gjini, si vëzhgues përmes syrit të tij kritik, duke cilësuar brënda çdo personi, karakteristikat e rralla që karakterizojnë secilin, aktrimin, dhe fuqinë e induksionit.”Për të arritur shkencën,- tha Aristoteli,- në asnjë mënyrë nuk duhet të neglizhojmë induksionin, si një kalim në raste të veçanta universale, në jetën e vërtetë”. Kemi kështu, një formë të re eksplorimi, për t’u angazhuar secili në komunitetin e “25 Yjeve të Aktrimit”.
Llogjika e mjeshtrit Miho Gjini ka një këndvështrim të mprehtë, sistematik dhe të pavaruar nga vetëpërmbajtja. Në tre këndvështrimet e tij të analizave ai i bashkangjitet demonstrimit që bazohet në termin: “Silogjizëm” që do të thotë, se me silogjizëm ky libër është një instrument mendimi, nisur nga premisa të vërteta, të jetuara bashkarisht në kohë! Ashtu si te Aristoteli, Libri “Brezi i Artë i Aktrimit”, si bashkim i jetës që lidhet me mefafizikën, vjen nga një shpjegim vitalist dhe jo mekanik, (madje ndërthurur me jetën, tejet drithëruese të historive të vërteta të artistëve që shpesh gjatë dimrit, ngroheshin në mangall për të aktruar, duke na dhënë një “çelës shpjegues”!
Me këtë libër artisti MIHO GJINI i ka dhënë Artit Skenik një vizion strukturash që sot na informojnë jetën tonë, me “Brezin e Artë të Aktrimit” që shumë prej tyre kanë arritur të bëjnë krenarë ketë vënd edhe jashtë tij! Kjo forcë globale në kërkimin dhe edukimin transdisiplinor kreativ dhe inovativ në vënd dhe botë! Një nga rregullat e arta të rekomanduara nga Leonardro Da Vinçi, është: “ Ndjehu”!…E cila simbolizon misterin se emocioni, lind nga përvoja”,- është ndjekur organikisht dhe në vlerat e veta të qënësishme nga Miho Gjini, në shijet, estetikën dhe përvojën e tij…
Mjeshtri Gjini”, u referohet në kohë e në praktikë këtyre “25 portreteve” krijuese në një mbishkrim të dyfishtë individual e kolektiv, duke i bërë jehonë një mutacioni në vet’ dikursin antropologjik dhe duke prekur gjithçka me thjeshtësi e qartësi të admirueshme. Nga ana tjetër “25 Yjet e Aktrimit” përbëjnë një vepër studimi unikale, për të gjithë ata që e nisin këtë “rrugëtim të bukur e të vështirë” që kërkon, talent, dije e një përkushtim të tillë,-sikundër e pasqyron edhe ky libër fort i rrallë, i gjëndshëm fort mirë edhe për lexuesin e gjërë!!!
Irina Hysi, Ma-Artist
Kur m’u besua ky libër si një bashkëpunim, përveç leximit, redaktimit dhe kopertinës, m’u desh të hulumtoja më me kujdes artikujt shkencorë, bisedat rreth librit me Mihon që në nisje të këtij projekti ( dhe deri ne destinacionin e librit ne botim që është një tjetër proces,… (…)), bashkëpunimin e shkëlqyer dhe ndërgjegjësim me redaktorin teknik, regjisorin, aktorin shkrimtarin dhe Mjeshtrin e Madh Mevlan Shanaj, (ku shpesh herë habiteshim me vullnetin e tij, korrektesën, se Miho ecte përpara punës sonë, punonte gjithë natën) i cili është kujdesur për kohën dhe personazhet e secilit prej të përzgjedhurve, “25 Yjet e Aktrimit” kundrejt një përparimi logjik të shprehjes që më vonë do të përfshinte lexuesit ose studiuesit për kuptueshmëri, lexueshmëri por edhe duke i propozuar pyetje kërkimore, hipoteza, përgjigje që nxjerr në pah origjinalitetin e ideve që përmban punimi i librit “Brezi i Artë i Aktrimit”. Një proces kërkimor tjetër do të ishte një nga bashkëpunimet me vlerë me njerëz të disiplinës dhe fisnikërisë Shqiptare me reçencën akademike nga profesori im dr profesor ass Përparim Kabo , por edhe mikpritjen e ngrohtë të miqve tanë Rektorit Dr Erald Bakalli dhe dekanit Dr. Milto Kutali të cilët organizuan edhe promovimin për 65 vjetorin në Akademinë e Arteve me studentët e saj që e ngritën audiencën në këmbë nga brohoritjet.
Sigurisht duke marë leje nga autori vendosa ta ndaj me ju, uroj lexim të këndshëm.
BREZI I ARTË I AKTRIMIT
AUTOR Miho Gjini Mjeshter i Madh
Kopertina: Irina Hysi Artist
Hyrje @Irina Hysi Ma
Parathënie Mevlan Shanaj Mjeshter i Madh
Oponenca Pr Dr ass Perparim Kabo , Dr Josif Papagjoni..
https://gazetadestinacioni.al/teatri-eshte-aktori-nga…/
Burimi/Facebook


Leave a Reply