Me mbetet ne labirinth te kujteses,
O Dedaj, shpat mali i Kuriles…
Vendebanimi i kahmotshem
Ne Koder te Arres…e tani kodra e Selvise!
Aty me priti bardhesia e shpreses
Ate dite kur “piva uje” te Kroni i Dedajve
E zogjte kendonin ne deget e fojletes!
Nje fllad i lehte turrej t’ me lironte fytin
E u stepa per te hape ciltersine e shpirtin,
Ai uji i Kronit qe rrjedh nga mali
Me joshi aq shume, sa dashurine fatlume ma fali.
Te kulla dykateshe mbi krua perdja e bardhe,
Zbrazej bujaria per t’ me thene, eja mire se ke ardhe!
Ne ate pllaje, hapej fizarmonika ime rinore,
Leshoi tinguj te padegjuar si kanga baritore
Pertej jehones pellumbave qe lundronin ne qiell,
Marramend nga bukuria e vajzes se dlire.
I pava shprehjet tua me rrahje zemre,
Ata sy te qeshun se si me lane pa mend,
Derisa e lexova skajshem imazhin e bukurise,
Dhe e perjetova ne kullen e themelte te dashurise.
Oh, c’ me gumezhiu nektari i djalerise, me frymezim,
Sikurse nderthurte pjergulla e frashri ne blerim
Metaforen e mblodha ne kosheret e letrave te mia
Per te dhuruar pikun e pare ne puthje me mjalte poezie.
Pastaj replikoja me vete deshirat e mia te athta,
Ishte piknisja e madhe e udhesive ne vite te largta
Qe embelsoi mendimet, deri ne dehje parfum
Dhe me shetiti sy – hapur, neper andrrat e pafund.
Me tej, te oda e re, me vune kryemik,
Te mbledhun rreth vatres me buzqeshje fisnike,
Te me prisnin ne Dedaj, ku fati kishte te ardhme
Dashuria per mua ne Shkrelin, s’ kishte vetem te tashme.
Nga deget e fojletave, zogza hedhin te shijeshme Bobe,
Te germoja embelsine e pjalmit, ne rrjedhojat e koheve…
Per te shijuar mjaltin ne hojet e fillimit te dashurise,
Me ato faqe kuqe – e – bardhe tuat, t’njomat e rinise.
Sakaq, nen ate rrip qielli me ngushtesi mbi Kurrile
Shtrydha gjithe oret e mia te lumtura te ardhmerise,
Qe me ditnetet jetsore te pushtoja paqesine…
Per te ndertuar cerdhen me te bukur ne ditet me fillim.
V.O.
Gjeto Turmalaj
U lind ne Razem, Vrrith te Shkrelit, Malesi e Madhe ne vitin 1942.
Ka botuar shkrime publicistike ne shume revista e gazeta shqiptare ne USA, ne Malin e Zi, Kosove, Shqiperi etj.
Eshte nderuar me cmimin “Pjeter Arbnori”, per publicistike, ne Diten e Letersise, organizuar nga Revista “Kuvendi”. Ka fituar cmimin “Gjergj Fishta”, ne poezi dhe gjithashtu cmimin “Migjeni” ne poezi eshte shpallur “Qytetar Nderi” i Bashkise Malesi e Madhe.
Deri tani e kur priten edhe botime te tjera ka botuar.
1) Fjala si fillim, poezi
2) Sa larg, poezi
3) Udha e ankthit, poezi
4) Gjurme ne zemer, proze
5) Borxh per neser
6) Vasel Frani Kronaj, proze
7) Rrefime neper vite, proze
8)Ditnetet e jetes, poezi.
Prej vitesh jeton dhe ushtron aktivitetin e tij, letrar ne New York te SHBA, si njeri nder aktivistet dhe kontribuesit me te njohur te komunitetit shqiptare ne Diaspore.
Perg; “Zani i Malsise”.
Burimi/Facebook/Vasel Gilaj


Leave a Reply