
Shërbimi me i kërkuar në këtë qendër është ai i huazimit të biçikletave. Rreth 30 biçikleta si fillim janë vënë në shërbim përkundër një pagese për orë, dhe kjo është treguar mjaft e suksesshme.
Qendra e vizitorëve, një objekt i vogël në shërbim të turizmit i vendosur në hyrje të Grykës së Rugovës prapë Patrikanës ka filluar këtë vit si një qendër që do të shërbejë si pikë starti për shërbime dhe informacione për turistët që synojnë jo vetëm Rugovën por edhe Bjeshkët e Nemuna në përgjithësi. Ideja e krijuar nga projekt që Komuna ka realizuar me Komisionin Evropian, ka vazhduar më pas duke mbajtur këtë vazhdimësinë përmes kësaj qendre në të cilën janë angazhuar tre persona që ofrojnë shërbimet.
“Qendra shërben si pikë për informacione, mundësi pushimi e relaksimi, ofrimin e biçikletave për udhëtim dhe eksplorim të Grykë të Rugovës, suvenire tradicionale, harta dhe broshura informuese, por njëkohësisht është një ndërlidhje me partneret dhe subjektet e fushës se turizmit” thotë Naser Kurbogaj, udhëheqës i organizatës “Porta Perëndimore”.
Shërbimi me i kërkuar në këtë qendër është ai i huazimit të biçikletave. Rreth 30 biçikleta si fillim janë vënë në shërbim përkundër një pagese për orë, dhe kjo është treguar mjaft e suksesshme.
“Shumë herë na ndodhë që brenda ditës disa herë na kërkojnë edhe më shumë sesa kemi” thotë Egzon Qorkadiu, punëtor i qendrës së vizitorëve. Shtegu për ecje dhe çiklizëm që fillon menjeherë pranë qendrës dhe vazhdon për disa kilometra përgjatë shtegut të vjetër të quajtur Te kanali, e ka bërë më të madh interesimin e të rinjve për shfrytëzimin e biçikletave në qytetin e Pejës që synon të marrë emrin “qyteti i çiklizmit”. Në vitet e kaluara ka pasur disa fushata për promovimin e çiklizmit në Pejë dhe sipas Qorkadiut, herë pas herë ka angazhime kolektive në biçikleta nga organizata që me krejt stafin e tyre huazojnë biçikletat për një ditë.
Edhe tek autoritetet komunale në vitet e ka pasur një lobim të shtuar nga ambientalistët dhe shoqëria civile për krijimin e mundësive për çiklistët. Ndonëse Shtegu i gjelbër te Kisha është i vetmi shteg çiklistësh që ka Peja, në Komunë ka vazhdimisht analiza mbi mundësitë për krijimin e këtyre shtigjeve, ndonëse hapësirat e rrugëve të Pejës janë të kufizuara. Naim Sahiti, drejtor komunal i shërbimeve publike thotë se Komuna momentalisht është në fazën e planifikimit të një shtegu të tillë në hyrje të qytetit të Pejës.
“Zgjerimi i rrugës nga dy korsi në katër në hyrje të Pejës, i cili shpresojmë të fillojë këtë vit në pjesën e quajtur Te Rampa deri tek Rruga e Tranzitit, do të ketë anash edhe shtegun e çiklistëve” thotë Sahiti.
Shfrytëzimi i biçikletave në lëvizje në qytete është duke u promovuar kudo në botë si një mundësi e mirë që ndikon në ambientin, shëndetin dhe lehtësinë e zhvillimit të trafikut urban.
yllpress.com
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply