…KY qe shihni ne foton me mua eshte edhe KJO. Quhet Cyndy Marion. Pra emer vajze. Eshte shkrimtare, dramaturge. Ka shkruar dramen “Thistles”, qe ne shqip perkthehet
“Lulegjembi”. Pas shfaqjes se drames bera kete shkrepje me te. Ishte e qeshur, e bukur. I thashe ca gjera ta embla per dramen dhe syri i shkrepetiu nga mirenjohja. Eh, keto delire dhe genjeshtra te bukura shkrimtaresh!… Me thane se ishte lezbike, çka edhe dyshimin me te vogel ta hiqte bash fytyra e saj. Fizionomia e fytyres se saj te çonte te portreti i nje djaloshi te hijshem, veshur bukur, jo te nje femre. Madje-madje perjetimet prej lezbikeje ajo i kishte shprehur dhe tek nje personazh i drames se saj, nje grua e vyshkur periferie, e ndrydhur ne ndjesite e veta prej lezbikeje, ben nje te puthur pasionale me personazhin e vajzes qytetese, si per te ringjallur nje dashuri te dikurshme, te parealizuar, mbetur si peng ne mugetirat e epsheve te rindezura dhe libidiumit te trazuar te saj.
…Aty ne New York, Manhatan, shkova ne Brodway tek nje teater i vogel, kati i dyte, diku prane kulles Trump. Brodway njihet si rruga ku ka rreth 40 teatro. Aty kam pare dhe nje shfaqje ne teatrin e famshem eksperimental LA MAMA. Nga leximet e mia ka nje rrjet teatrosh qe shtrihen edhe ne disa rruge te tjera, qe quhen Of Brodway dhe Of, Of Brodway.
E pra, ne Brodway shkova dhe pash dramen e Cindy-t “Thistles” (“Lulegjembi”). Ishte nje drame e tipit çehovjan, me traumat e brendshme te njeriut te zakonshem, te quajtur shpesh i “vogel”, qe gerryhet nga delire te fshehta, vetmia, mungesa e besimit, shtirjet dhe hilete e vockla per te zhvatur diku nga nje prone e trashegueshme ne fshat. Aty, njesoj si te dramat e Çehovit (p.sh. Kopshti i qershive, Tri motrat dhe deri diku Daja Vanja), ka diku nje shtepi ne fshat, province, ca akra toke, ca peme, dhe dikush nga trashegimtaret ne qytet do qe t’i shese dhe te fitoje syresh ca leke te shtyje jeten e vet te vetmuar, ne deshperim, tehuajtje dhe shperfillje. Mirepo te tjere trashegimtare qe jetojne ne fshat nuk duan ta shesin shtepine. Per ta (psh dajua i vajzes), ngulmon dhe grindet per mos ta shitur shtepine e prinderve, i duket ajo strehe e kalbur druri si fryma e tij, identiteti i tij, malli i tij. Shtepia behet pra shpirt, qenie e gjalle, shnderrohet ne metatforen e vete ekzistences si te tille, diç e sakralizuar, njesoj si nje qenie e gjalle qe jeton, vuan dhe vdes. Dhe drama mbyllet me nje artific qe merr konotacionet e nje simboli te paster. Ne nje nate rrebeshi e rrufesh toka dridhet nga nje termet, dridhet dhe shtepia e gjore, e vjeter, shembet çatia dhe e ze perfund dajen e vajzes, e cila donte ta shiste ate. Vdekja e tij krijon nje pezem te rende, se i gjori fshatar, i permallshem aq shume pas asaj shtepie dhe kujtimeve qe e mbanin lidhur, ca sekonda me pare kishte folur e folur gjithe pathos ne nje monolog te gjate per femijerine dhe rinine e tij brenda e jashte asaj shtepie. Eh, vdekja e pameshirshme behet keshtu thuajse poetike me ate fund qe dhemb. Dhemb nostalgjia. Dhemb kujtesa. Dhemb jeta e thjeshte e njeriut mbi ca ugare, peme e tjegulla shtepie. Dhemb jeta dhe shpirti thuajse naiv prej fshatari, te cilin urbanizimi i skajshem i qyteteve te medha e lodh, e neverit, e tremb, e vdes. “Vdekja” e asaj shtepie ishte dhe vdekja e vet jetes rurale, vdekja e provinces, vdekja e humbetirave. Por ishte dhe vdekja e nje shpirti te bukur…




Burimi/Facebook


Leave a Reply